Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria, Një Superfuqi Energjitike Në Të Ardhmen
English

Shqipëria, Një Superfuqi Energjitike Në Të Ardhmen

-Deklaron ministri i ETE-s, Dritan Prifti në forumin ekonomik te Crans Monatanës- TIRANE 6 Maj/ATSH-A.Gjonaj/- Ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti tha sot se Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme në sektorin energjetik, ndërsa e cilësoi këtë sektor tërheqës për investimet. Duke folur në Forumin ekonomik të Crans Montana-s që po zhvillohet për të 5-tin vit radhazi në Tiranë, Prifti theksoi se qeveria ka adoptuar një plan-veprimi për energjinë dhe ka marrë hapa ligjore për planin e zbatimit. Sipas tij, "Shqipëria synon që të bëhet një superfuqi energjitike". Në këtë kontekst, ministri Prifti tha se "reforma është e fokusuar në garantimin e energjisë së rinovueshme" dhe bëri të ditur për pjesëmarrësit se ndër objektivat që ka qeveria, "më kryesorja është garantimi i furnizimit me energji elektrike për konsumatorët, duke e bërë Shqipërinë, vendin me çmimin e energjisë më të lirë për konsumatorët". Prifti vlerësoi investimet e mëdha në sektorin energjitik dhe bëri të ditur se tregu energjitik në vend po bëhet sipas direktivave të Bashkimit Europian. "Shqipëria ka për synim ndërtimin e 36 impianteve energjitike, një prej të cilëve pritet të përfundojë në Devoll, ndërsa një tjetër pritet të fillojë në Skavicë", tha Prifti. Ministri Prifti u shpreh se kërkesat në rritje për energji elektrike kanë shtruar domosdoshmërinë e integrimit të vendeve të rajonit në rrjetin rajonal të energjisë dhe me atë europian. "Kjo është edhe arsyeja që drejtuesit e sektorit energjetik shqiptar po përqendrohen krahas ndërtimit të burimeve të reja prodhuese, edhe në krijimin e linjave të interkonjkesionit me disa nga vendet fqinjë", tha kreu i METE-s. Prifti shtoi se me këtë rrugë do të sigurohen kapacitetet për të importuar dhe eksportuar energji në sasi të konsiderueshme, pa shkaktuar mbingarkesa dhe rënie të sistemit energjetik. "Lidhje të tilla do të bëhen me Malin e Zi, Maqedoninë, Kosovën dhe Italinë", tha Prifti. Ai bëri të ditur se tashmë vendet e Ballkanit dhe ato europiane kanë rënë dakord për ndërmarrjen e projekteve të përbashkëta për të plotësuar nevojat e tyre me energji elektrike. Ministri i ETE-s, Prifti vlerësoi faktin se përveç Kosovës, qeveria shqiptare planifikon ndërtimin e linjave të interkoneksionit dhe me Maqedoninë e Italinë. "Me këto vende do të mund të eksportohet energjia e prodhuar në vend, si dhe të sigurohet importi në rast nevoje", tha Prifti, duke shtuar se brenda vitit pritet të përfundojë ndërtimi i linjës së interkonjeksionit Tiranë-Podgoricë. Në axhendën e Forumit të Crans Montanës që do të vijojë edhe nesër, vend të rëndësishëm do të zënë diskutimet rreth infrastrukturës, mjedisit, rolit të pushtetit lokal në aspektin ekonomik, etj. /n.m/
KOMENTE