Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqipëria Progres, Problem Ngritja E Gjykatës Administrative Të Biznesit
English

Shqipëria Progres, Problem Ngritja E Gjykatës Administrative Të Biznesit

-Deklaroi Drejtori i USAID-it në Tiranë, Joseph Williams, në forumin ekonomik organizuar nga AmCham- TIRANE, 6 Maj/ATSH-A.Gjonaj/- Drejtori i USAID-it në Tiranë, Joseph Williams, deklaroi të enjten se zhvillimi i konkurrueshmërisë për sektorin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme mbetet sfida e programeve të USAID-it në Shqipëri. "Programi i USAID-it synon forcimin e kapaciteteve konkurruese të sektorit privat, konkretisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME), duke promovuar risi në teknologji, adaptimin e standardeve ndërkombëtare të cilësisë, zbatimin e praktikave të mira të menaxhimit dhe të teknikave të marketingut", tha Williams, gjatë forumit të biznesit organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në Hotel "Sheraton". Williams vuri në dukje se rritja e konkurrueshmërisë së SME-ve rrit në mënyrë automatike mundësinë për punësimin. Shqipëria, vlerësoi ai, ka potenciale të mëdha në disa sektorë si turizmi, industria e këpucëve, riciklimi, etj, ndaj dhe zhvillimi i infrastrukturës luan një rol të madh. Sipas drejtorit të USAID-it, problem mbetet infrastruktura rrugore, e cila, sipas tij, ka patur një zhvillim të vrullshëm në vitet e fundit. "Lidhja e Shqipërisë me Kosovën dhe më andej me Serbinë e vende të tjera përbën një zhvillim mjaft të rëndësishëm përsa i takon aspektit tregtar të Shqipërisë", u shpreh ai. Shqipëria, sipas tij, në këto vite të tranzicionit ka bërë një transformim substancial në kulturën e biznesit dhe sipërmarrësit, ndërsa nga ana e qeverisë është punuar fort në kuadër të uljes së infomalitetit dhe korrupsionit. Por theksoi ai, "mbetet ende pune e madhe, sidomos në luftën kundër korrupsioni, apo edhe në përmirësimin e procedurave për dhënien e lejeve të ndëtimit dhe pagesën e taksave". Drejtori i USAID në Tiranë tha se problem mbetet krijimi i Gjykatës Administrative të biznesit. "Miratimi i saj në Parlament do të ndihmonte biznesin në zgjidhjen e çështjeve të ndryshme administrative, pasi kjo do të ishte një Gjykatë e specializuar për biznesin", deklaroi z.Williams./s.s./
KOMENTE