Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Volejboll/ Studenti Shpallet Kampion I Shqipërisë Në Volejboll Për Meshkuj
English

Sport-Volejboll/ Studenti Shpallet Kampion I Shqipërisë Në Volejboll Për Meshkuj

TIRANË, 6 Maj / ATSH- Gjergji Mima/- Ekipi i Studenti është shpallur kampion i Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Skuadra kryeqytetase mundi sot Vllazninë në ndeshjen e tretë finale duke ngritur lart trofeun më të rëndësishëm të sezonit. Fitorja e sotme 3-0 ndaj skuadrës shkodrane tregon edhe një herë se skuadra kryeqytetase është ndërtuar për të fituar. Një sfidë pa shumë histori ka qenë finalja e sotme e zhvilluar në pallatin e sportit "Asllan Rusi". Takimi ka nisur mirë për Studentin që pikë pas pike krijon avantazhin dhe arrin të fitojë setin e parë 25-19. Shkodranët nga ana tjetër kërkojnë historinë dhe kanë shansin më të mirë për të fituar titullin kampion. Por, përballë kundërshtarëve kryeqytetas e kanë të vështirë. Edhe seti i dytë i takon Studentit që fiton 25-13 duke shkuar e qetë drejt titullit kampion. Seti i tretë është vendimtar për të dyja skuadrat. Vllaznia duke parë rrjedhën e ndeshjes jep gjithçka në parket dhe arrin të rivalizojë më shumë se dy setet e tjera. Por, janë sërish kryeqytetasit që fitojnë 25-22 dhe të gjithë ndeshjen 3-0 duke u shpallur kampionë. Studenti e ka bërë pronë të vetën titullin kampion prej disa sezonesh. Kryeqytetasit kanë krijuar një skuadër me elementë cilësorë dhe janë një grup i fortë volejbollistësh. Edhe këtë sezon, Studenti i'a doli të fitonte pa shumë vështirësi trofeun më të rëndësishëm të sezonit dhe tashmë do të fillojë përgatitjet për Kupat e Europës. Ndërsa skuadra shkodrane nga ana tjetër nuk e ka fituar asnjëherë titullin kampion dhe këtë sezon kishte shansin më të mirë për ta bërë këtë duke qenë se arriti në finale. Një skuadër simpatike, e cila ia doli të fitojë ndeshjen e dytë finale në Shkodër dhe ta çojë diskutimin e trofeut në takimin e tretë që u zhvillua sot. Por, nuk ia arriti që të ngrejë lart titullin dhe të shkruajë historinë. - Finalja e kampionatit shqiptar të volejbollit (meshkuj) Studenti - Vllaznia 3-0 (25-19, 25-13, 25-22)
KOMENTE