Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet protestuesi i PS, goditi makinën e policisë
English

Arrestohet protestuesi i PS, goditi makinën e policisë

Tiranë, 07 Maj, NOA – Një 20 vjeçar nga qyteti i Shkodrës është arrestuar për akte dhune gjatë protestës së djeshme të Partisë Socialiste.

Bëhet fjalë për Marjan Kolpodja, lindur e banues në Barraj të Shkodër, i cili ka thyer xhamin e një makine të uniformave blu gjatë protestës së mbrëmjes së djeshme dhe ka kundërshtuar policinë.

“Arrestimi i tij u bë, sepse pas përfundimit të protestës së zhvilluar rreth orës 20.30’ të natës së mbrëmshme, ka thyer një xham të automjetit të policisë dhe më pas ka kundërshtuar këto të fundit në krye të detyrës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë protestës së mbrëmshme të Partisë Socialiste përpara godinës së Parlamentit pati tension mes policisë dhe me protestuesve të cilët bllokuan qarkullimin nga Kryeministria deri tek godina ku zhvillohen seancat e Parlamentit.

Për arrestimin e sotëm, policia sqaron se “materialet hetimore në përpiluara në ngarkim të tij ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale të “Kundërshtim të punonjësve të policisë” dhe “Dëmtim prone”.

m.xh/NOA

KOMENTE