Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Axhenda Ndërkombëtare 7 Maj 2010
English

Axhenda Ndërkombëtare 7 Maj 2010

----------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE ------------------------------ LONDËR - Rezultate, reagime, analiza pas zgjedhjeve legjislative britanike. Partia konservatore, e David Cameron drejt një fitoreje, por pa maxhorancën absolute duke hapur një krizë institucionale nga e cila laburistët e Gordon Brown mund të përfitojnë për të mbajtur pushtetin. Rezultatet përfundimtare pritet të dalin para orës 16:00. BRUKSEL /ATHINË/BERLIN/LISBONË/PARIS - Samit i jashtëzakonshëm i krerëve të shteteve dhe qeverive të zonës euro në Bruksel, ndërkohë që frika e përhapjes së krizës financiare greke vazhdon të destabilizojë Evropën dhe po dëmton euron. GREQI - Ndjekje e situatës pas miratimit të planit të masave shtrënguese ekonomike në këmbim të ndihmës së BE-së dhe FMN-së. BERLIN - Votimi nga deputetët e Bundestag dhe më pas nga Dhoma e Lartë mbi pjesëmarrjen e Gjermanisë në shpëtimin e Greqisë. - Para vizitës në Bruksel, kryeministri portugez, Hose Socrates takohet në Paris me homologun francez, François Fillon dhe më pas me presidentin, Nicolas Sarkozy. TË TJERA -------------- VENICE (SHBA) - Vazhdojnë përpjekjet për të shmangur ndotjen e shkaktuar si pasojë e shpërthimit të një platforme nafte që kërcënon brigjet amerikane në Gjirin e Meksikës. JERUSALEM/RAMALLAH - I dërguari amerikan,George Mitchell, i cili kërkon rifillimin e bisedimeve indirekte israélo-palestiniens, takon në Jerusalem presdientin Shimon Peres dhe shefen e opozitës, Tzipi Livni. NJU JORK - Vazhdon hetimi për atentatin e mbetur në tentativë në zemër të Nju Jorkut, ku masat e sigurisë janë rritur. VATIKAN - Papa Benedikti XVI pret kryepeshkopët belgë, shefi i të cilëve, Leonard është akuzuar se ka mbuluar një skandal pedofilie. UASHINGTON - Publikohen shifrat e papunësisë në SHBA për muajin prill, treguesi kryesor ekonomik ndjekur nga tregjet. BRUKSEL/MADRID - Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden u prit në Bruksel nga kryeministri belg, Yves Leterme para një vizite në Spanjë ku ai do të takohet me mbretin, Juan Carlos, para takimit që do të zhvillojë të shtunën me kryeministrin spanjoll Hose Luis Rodriguez Zapatero. PEKIN - Ndjekje e vizitës në KInë, ku drejtuesi koreano-verior Kim Jong-Il i konfirmoi presidentit kinez, Hu Jintao gadishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Pekinin për rifillimin e negociatave mbi programin bërthamor./ /ec/ a.jor.
KOMENTE