Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Me Kosovën, turizëm bregdetar dhe alpin
English

Berisha: Me Kosovën, turizëm bregdetar dhe alpin

Tiranë, 7 maj, NOA – Shqipëria dhe Kosova, i kanë të gjitha mundësitë për të alternuar turizmin bregdetar dhe atë alpin në favor të prosperitetit të tyre.

Një fakt të tillë, kryeministri Berisha e deklaroi gjatë një takimi me Lutfi Hazirin, ministër i Kulturës së Kosovës, të cilit i ka pohuar se arritja e marrëveshjes së përbashkët mes dy vendeve tona në fushën e kulturës, përbën një shans të madh për kulturën tonë kombëtare.

“Etnokultura dhe gjuha jonë janë dy elementë, të cilët e kanë ruajtur dhe forcuar më shumë se çdo gjë tjetër identitetin tonë kombëtar. Prandaj ne, nuk duhet të kursejmë asgjë për forcimin e institucioneve tona të kulturës kombëtare, për nxitjen e talenteve të reja, dhe zhvillimin e burimeve kulturore”, tha ai lidhur me një fakt të tillë.

Duke shtuar se Shqipëria është në fazën e një reforme të thellë për të ngritur nivelin e institucioneve kulturore në nivelin e kërkesave të menaxhimit evropian të monumenteve, muzeve dhe projekteve të zhvillimit kulturor kombëtar.

Në këtë kuadër, krahas shkëmbimeve kulturore, Alpet Shqiptare, sipas Berishës, do të ishin një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit në fushën e turizmit si dhe në evidentimin e bukurive të natyrës.

n.e/NOA

KOMENTE