Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bulku : Greva E Urisë Duhet Bërë Në Një Moment Shumë Thelbësor
English

Bulku : Greva E Urisë Duhet Bërë Në Një Moment Shumë Thelbësor

TIRANË, 7 Maj/ ATSH, Mira Shkurta/ - "Greva e urisë është një vetmohim që nuk e bën dot kushdo, duhet bërë në një moment shumë thelbësor dhe kur e kupton se për cfarë bëhet kjo sakrifice sublime, është fundi i çdo revolte. Nuk është pak që të përjetosh atë që mund edhe të sjellë pasojë radikale, të cilat kanë të bëjnë me jetën e njeriut. Mendoj se kjo duhet bërë në një moment shumë thelbësor, kush është motivi, për të cilën ata njerëz futen në grevë", kështu shprehet në një intervistë për ATSH-në, deputetja e Partisë Demokratike dhe aktore e njohur e teatrit dhe kinematografisë, Rajmonda Bulku. Bulku shpjegon këndvështrimin e saj lidhur me grevën e urisë të një grupi deputetësh të Partisë Socialiste dhe simpatizantëve të saj që prej 1 jave. "Në vitin 2010, në një moment kur Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, gjëja më e mirë që na ndodh si vend, kur një popull me një ëndërr shekullore, pret liberalizimin e vizave për t'i dhënë fund radhëve të gjata, fyerjeve nëpër ambasadat për të qenë njerëz normal, kur presim të bëhemi vend anëtar i BE-së, në këtë politikë të përgjithëshme globale, nuk mundet kurrë që të mbështetësh me llogjikë një grevë urie. Është shumë e dhimbshme, mund ta vuash shpirtërisht, mund të thuash që të vjen shumë keq, pasi është një sakrificë shumë e madhe. Por, kjo sakrificë jetësore e madhe është për asgjë, është për një interes shumë të fortë të një individi për të marrë pushtetin me çdo kusht."tha Bulku. Sipas saj , "Kjo është ajo që në këto momente, kur je brenda, je e tëra e zhytur dhe kërkon me forcë që të mbarojë, kërkon me forcë që të jepet parësi, apo të realizohen ato që kërkojnë ata grevistë. Por të vjen shumë keq që kur je pak idistancuar, kur ke një llogjike të ftohtë." Thua në rregull, "unë dua që ata njerëz të dalin nga greva, që ata njerëz të mos vuajnë". Por këta njerëz tani nuk kanë motivin e fortë. Ata janë të mbështetur vetëm nga interesa të ngushta të njerëzve për një qëllim të vogël, që nuk është kushti, për të cilët kanë nevojë shqiptarët. E vetmja gjë për të cilën tani më shumë se kurrë shqiptarët kanë nevojë, është një politikë konstruktive për të qenë dinjitozë në përplasjet që kemi me vëmëndjen e Europës dhe për të mirat që duhet t'i kemi. Më vjen vërtetë keq që, në këto momente, bëhet një sakrificë shumë e madhe. Por motivi, apo arsyeja e saj, është ambicje e shëmtuar. Dhe paralel me këtë sakrificë të madhe, është të mbash përgjegjësi, që për mua absolutisht nuk e kanë krerët e PS-së dhe lideri i saj, interesi për pushtet i të cilit, është shumë personal. Dhe të ngacmosh një pjesë të atyre njerëzve që ty të mbështet, duke harruar se sa e dëmshme dhe sa e shëmtuar është kjo për ata që janë jashtë, që kërkojnë të tjera gjëra për këtë politikë, qoftë për shqiptarët, qoftë për të huajt, në këtë moment të vjen keq që ndryshon ana psikologjike.Për mua, greva duhet të mbarojë, duhet të dalin sa më shpejtë, sepse nuk i takon atyre njerëzve që janë deputetë, të cilët duhet të vijnë në parlament, të luftojnë për të drejtat e tyre, të luftojnë të ruajnë ligjet e tyre për të gjitha problemet që ka vendi. Nuk mund të dalë një grup parlamentar dhe të bllokojë rrugën, nuk mund të dalë të bëjë grevë urie, sepse ata kanë një vend shumë të rëndësishëm në instancën më të lartë, siç është Parlamenti. Është absurde që, brenda kësaj vuajtje të madhe, për të cilën të vjen keq, të flasësh. Të dhembin ata njerëz, që duhet të dalin nga kjo grevë, pasi nuk kanë të drejtë. Ky është një absurd, dhe të vjen keq jo vetëm për ata , por edhe për vehten tënde. Nuk të vjen mirë që një pjesë e popullsisë po prishin punë për vehten e tyre, por i prishin dhe imazhin vendit të tyre. Dhe ky është një gabim shumë i madh dhe jam e detyruar të them të dalin, të shpëtojnë nga ajo sakrificë, sepse për vendin duhet bërë punë tjetër. Për Shqipërinë duhet punuar." Bulku tha se, "Grevën e urisë për herë të parë e prekëm në vitin 91 me grevën e studentëve, kur sensibilizimi për të ishte i jashtëzakonshëm, kur për herë të parë reagoi gjithë populli, kur na dukej makabër që qeveria ishte shumë indiferente dhe kishim të bënim me një qeveri komuniste. Dhe kjo përkonte me një lëvizje, që pasi kishte përfshirë gjithë vendet e lindjes, u përcoll deri tek ne. Greva e vitit 91 kishte një forcë tjetër dhe studentët na dukeshin heronjtë, që nuk duhej të sakrifikoheshin. Duhej të ikte ajo qeveri që të vinte një tjetër, një politikë tjetër, një sistem demokratik dhe ata fëmijë të dilnin. Mbaj mend që kur je afër grevistëve, kur ke edhe një qëllim të përbashkët me ta, të duket se kanë të drejtë, por kjo ndodh ama për çështje shumë madhore. Greva e urisë është një vetmohim që nuk e bën dot kollaj. Dhe në momentin kur e kupton se për çfarë bëhet kjo sacrifice sublime, është fundi i çdo revolte. Dhe nuk është pak të përjetosh atë, që mund edhe të sjellë pasojë radikale që kanë të bëjnë me jetën e njeriut. Në vitin 1991 e përkrahëm grevën e urisë të studentëve, u shqetësuam për ta dhe kontribuam që ajo të mbaronte sa më shpejt, sepse ishte shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Ishte ndërrimi i sistemit, rrëzimi i komunizmit./n.m/
KOMENTE