English

Çelsi interesohet për Higuain

Angli, 7 Maj NOA – Skuadra angleze e Çelsit është e gatshme të ofrojë një shumë prej 40 milionë eurosh në drejtim të sulmuesit të Realit të Madridit, Gonzalo Higuain.

Lojtari në fjalë pëlqehet së tepërmi nga tekniku italian Karlo Ançeloti dhe si rrjedhojë është kthyer në një objektiv për merkaton e ardhshme të klubit.

Në krahun tjetër vetë Higuain ka kërkuar kundrejt Çelsit një pagë e cila do të jetë prej rreth 4.5 milion eurosh në sezon dhe kjo vetëm për të dhënë nismën e kësaj tratative.

Alternativa e tjetër e Çelsit mban emrin e sulmuesit të Liverpulit, Fernando Torres por, në bazë të vlerave të dy lojtarëve mund të themi se më e mundshme do të ishte ardhja e argjentinasit tek “Blutë e Londrës”.

r.b/NOA

KOMENTE