Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fier: Festivali I Apollonisë, Për Të Zgjedhur Ambasadorët E Rinj Të Kulturës
English

Fier: Festivali I Apollonisë, Për Të Zgjedhur Ambasadorët E Rinj Të Kulturës

FIER, 7 Maj /ATSH-Rr.Isufaj/ - Në qytetin antik të Apollonisë, disa kilometra larg Fierit, u zhvillua të enjten në mbrëmje nata e parë e festivalit "Shqipëria është Kulturë", ku nga rreth mbi 1.000 konkurentë do të dalin 15 "ambasadorët" e rinj të kulturës shqiptare për në Bashkimin e Europian. Festivali i organizuar nga Universiteti Europian i Turizmit në Tiranë, me mbështetjen finnaciare të qeverisë është një konkurs artistik në shumë gjini të artit, letërsi, muzikë, arte figurative, për moshat 16-25 vjeç. Nga kjo garë 15 fituesit do të bëjnë një turne në vendet e BE, me stacion të fundit Brukselin. "Për katër netë, Apollonia do të jetë kryeqyteti i kulturës shqiptare. Rreth 376 konkurentë të gjinive kryesore artistike, muzikës, krijimtarisë, interpretimit, baletit, aktrimit, artit skenografik do të përballen artistikisht me njëri-tjetrin nga ku do të dalin rreth 15 fitues, që do të quhen "ambasadorët e kulturës shqiptare," tha kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj në ceremoninë e hapjes. Nata e parë që filloi me një koncert instrumental të studentëve të Akedemisë së Arteve, vazhdoi me interpretimin e rreth 80 konkurentëve. Sipas drejtorit artistik të Festivalit, Agron Xoxa, vlerësimi do të bëhet nëpërmjet mesazheve telefonike të shikuesve dhe jurisë. "Të shtunën në mbrëmje do të zhvillohet faza gjysmëfinale dhe të dielën, në 9 maj do të përcaktohen fituesit, të cilët do të japin shfaqje në disa nga qytetet turistike të Shqipërisë për të vazhduar më tej në disa nga kryeqytetet e vëndeve të BE, për ta përmbyllur në Bruksel", tha ai. Festivali artistik "Shqipëria është kulturë" është një projekt i organizuar nga Universiteti Evropjan i Turizmit Tiranë, me mbështetjen financiare të ministrive të Punëve të Jashtme, të Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe asaj të Mbrojtjes, Bashkisë, Këshillit të Qarkut dhe Prefekturës së Fierit. Fituesi i çmimit të parë do të shpërblehet me rreth 500 mijë lekë./ch/
KOMENTE