Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fishë Teknike - Greqi - Masat E Planit Të Kursimit
English

Fishë Teknike - Greqi - Masat E Planit Të Kursimit

- Për të reduktuar deficitin nën 3 për qind brenda vitit 2013 - ATHINË, 7 maj /ATSH-ANSA/ - Plani që synon të kursejë 30 miliardë euro dhe që është propozuar nga kryeministri Jorgo Papandreu në shkëmbim të 110 miliardë eurove ndihma nga BE-ja dhe FMN-ja për ta shpëtuar Greqinë nga falimentimi, u aprovua dje nga parlamenti helen dhe parashikon një listë të gjatë masash jopopullore që pritet të prekin shumicën e grekëve, mbi të gjitha ata që kanë të ardhura të mesme ose të ulëta, siç janë edhe punonjësit e sektorit shtetëror. Qëllimi i këtyre masave është reduktimi i deficitit nën 3 për qind të PBB-së brenda vitit 2013. Më poshtë vijon një sintezë. - PËR SHTETËRORËT Shkurtime të shpërblimeve, të pagës së 13-të dhe asaj të 14-të. Shpërblimet do të shkurtohen deri në 10 për qind. Punonjësve në shërbim do t'u ulet paga e trembëdhjetë me një rrogë bazë (pa shpërblimet) dhe me 500 euro atyre që pagën mujore e kanë nën 3000 euro bruto. E njëjta skemë do të ndiqet edhe për rrogën e 14-të (gjysma e rrogës bazë pa shpërblime) që shkon në 250 euro për Pashkët dhe 250 në qershor, por vetëm për ata që paguhen më pak se 3000 euro bruto. E njëjta gjë edhe për pensionet. Ata që marrin nën 2500 euro bruto, do të shpërblehen vetëm me 400 euro për Krishtlindje dhe do të marrin nga dy këste prej 200 euro, njërin për Pashkët dhe tjetrin në qershor. Ndërsa nuk do të ketë asnjë shpërblim për pensionistët që marrin më shumë se 2500 euro bruto në muaj. Veç këtyre shkurtimeve, të punësuarve të korporatave shtetërore do t'u shkurtohet rroga me 3 për qind. Dhe për të gjithë, të punësuar ose pensionistë, pagat do të ngrijnë për tre vjet. - SEKTORI PRIVAT Të punësuarit dhe pensionistët e këtij sektori deri tani nuk janë prekur drejtpërdrejtë nga shkurtimet e rrogave dhe pensioneve, por janë prekur nga reduktimi i shpërblimeve, pagave të jashtëzakonshme dhe këtej e tutje punëdhënësi e ka më të lehtë në kuadrin ligjor për të kryer shkarkimet nga puna. - TAKSAT DHE TATIMET Taksa e vlerës së shtuar mbi mallrat kryesore të konsumit, që u rrit kohët e fundit nga 19 në 21%, do të rritet në 23 për qind. TVSH-ja për mallrat kryesore të konsumit do të rritet nga 10për qind në 11 për qind dhe taksat për produktet luksoze do të rriten me 10 për qind ashtu si elektriciteti, pijet alkoolike, duhani dhe karburantet. - SIGURIMET SOCIALE Duke nisur nga viti 2011 dhe brenda vitit 2013, kufiri i moshës së pensionit do të rritet në 65 vjeç për gratë. Ndërsa nga vitit 2013 mund të përfitojnë pension vetëm ata që kanë kontribuuar 40 vjet dhe jo 37 siç është aktualisht. Njëkohësisht pensionet do të llogariten në bazë të kontributeve që janë dhënë gjatë të gjithë këtyre 40 vjetëve. Deri sot pensioni llogaritej në bazë të kontributeve të pesë viteve të fundit. Dhe, gjithmonë pas vitit 2013, mosha minimale për të dalë në pension do të jetë 60 vjeç, për gratë dhe burrat së bashku. Do të konkretizohet edhe një reformë për Institucionet e Sigurimeve, që nga më shumë se 100 që ka sot, do të reduktohen në vetëm tre. - KURSIMET E SHTETIT Nga rritja e TVSH-së llogaritet se shteti do të arkëtojë 800 milionë euro më shumë çdo vit, nga ajo e karburanteve 200 milionë, nga duhani 200 milionë dhe nga pijet alkoolike 50 milionë. Nga shkurtimi i pagës së 13-të dhe 14-të të punonjësve të sektorit shtetëror, kursimet do të jenë rreth një miliardë e 100 milionë euro, dhe një miliardë e 500 milionë euro nga shkurtimi i pensionit të 13-të dhe 14-të. /e.v/
KOMENTE