Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Jaka: Pasurite Minerare Shqiptare Ne Fokus Te Sipermarrjes Se Huaj
English

Jaka: Pasurite Minerare Shqiptare Ne Fokus Te Sipermarrjes Se Huaj

TIRANE, 7 Maj/ATSH-A.Gjonaj/.- Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka, theksoi të premten, gjatë punimeve të forumit ekonomik të Crans Montanës, se pasuritë minerare shqiptare janë sot në fokusin e sipërmarrjes së huaj me shumë se kurrë. "Shqipëria tashmë eksporton vit pas viti më shumë minerare si ferrokrom, apo karbon, produkt ky, tejet i kërkuar në tregun ndërkombëtar, duke përmbyllur kështu epokën kur vendi eksportonte vetëm lëndë të para, për të kaluar në fazën e eksporteve të kualifikuar, të produkteve finale", deklaroi Jaka. Përsa i takon industrisë së lehtë, Jaka tha se sektori i prodhimit me sistem fason tregoi se Shqipëria ka potenciale që e rendisin në eksportuesin e dyte të këpucëve në nivel ndërkombëtar. Jaka tha se në fushën energjetike interesi mbetet i lartë, sidomos në burimet hidrike, por edhe në TEC-e. "Janë të paktën 6 miliardë dollarë që pritet të hyjnë në vend në këtë sektor", deklaroi ai, duke shtuar se zgjerimi i tregut të energjisë me gaz të lëngshëm natyror, investimi në disa kaskada parësore si Vjosa dhe Osumi, po i paraprin listimit të disa kompanive që janë kontraktuar në rrugë koncensionare nga qeveria në bursat kryesore europiane. Ai e konsideroi si të nevojshëm krijimin e tregut të kapitaleve, në mënyrë që operatorët financiare dhe publiku të mund të diversifikojnë rrugët e investimeve. Jaka parashtroi si një masë urgjente fuqizimin e kapaciteteve të pushtetit vendor, si partner kyç dhe strategjik në realizimin në kohë e pa pengesa të investimeve prodhuese. "Ne kete drejtim ndihma e donatorëve të huaj mbetet parësore përkrah mbështetjes që qeveria mund t'u japë rajoneve te caktuar", tha Jaka. Një tjetër çështje, sipas Jakës, mbetet edhe legalizimi i aseteve fizike të shoqërive vendase dhe kalimi në një standart te ri të ekonomisë drejt formalizimit të plotë të marrëdhënieve të tregut në Shqipëri. Ky hap, vijoi Jaka, i jep një hov të rëndësishëm rritjes së profilit financiar të ekonomisë vendase, duke mbeshtetur bashkëpunimin e kompanive me bankat, por dhe rritjen e besimit partnerial që sipërmarrja duhet të ketë me shtetin./s.s./
KOMENTE