Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet banda e maskave në Dibër, tre vjedhje në një ditë
English

Kapet banda e maskave në Dibër, tre vjedhje në një ditë

Dibër, 07 Maj, NOA – Policia e Dibrës ka arritur të vërë në pranga pjesëtarët e një preje bandave që ka terrorizuar banorët e zonës gjatë kohëve të fundit. Bëhet fjalë për tre të arrestuar të cilët në periudha të ndryshme kohore kanë grabitur njerëzit në rrugët e zonës së Dibrës.

Sipas policisë të arrestuarit janë, Mirian Demir Laçi, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Brest i Poshtëm të Dibrës. Ndricim Demir Laçi, 20 vjeç lindur dhe banues në fshatin Brest i Poshtëm i rrethit Dibër si dhe Lamir Hashim Shehi, 24 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Limjan të rrethit Dibër.

Arrestimi i tyre u bë gjatë operacionit të koduar “Shumbat”, të organizuar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër dhe Drejtoria Kundër Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit.

Tre të rinjtë dyshohet se janë autorët e të paktën tre vjedhjeve të ndodhura në fshatin Shumbat të Dibrës në datën 16 prill të këtij viti.

Sipas policisë në të njëjtë ditë ata nën kërcënimin e armëve të zjarrit i kanë vjedhur një sasi prej 13.000 lekësh të reja, si dhe një aparat celular një personi tjetër. Po ashtu, gjatë kësaj dite, në vendin e quajtur “Prroi i Kapshit”, në afërsi të fshatit Rrenx të rrethit Dibër, po nën kërcënimin e armëve të zjarrit, i kanë vjedhur një tjetër shtetasi një sasi prej 2.500 lekësh të reja.

Policia sqaron se po në vendin e quajtur “Prroi i Kapshit”, nën kërcënimin e armëve të zjarrit kanë tentuar të vjedhin pasurinë e shtetasit Laim Muça.

Pas arrestimit të tyre policia ka sekuestruar dhe disa maska që përdoreshin për grabitje, 5 aparate celular, një sasi të konsiderueshme municioni luftarak si dhe një çiklomotorr.

Ndërkohë që policia sqaro se po punohet edhe për dokumentimin e vjedhjeve të tjera për të cilat dyshohen se janë autorë këta persona.

m.xh/NOA

KOMENTE