English

Klubi për Politika: Rrënjët e krizës, në ndryshimet kushtetuese të vitit 2008

Tiranë, 7 maj, NOA - Rrënjët e krizës politike aktuale fshihen në ndryshimet kushtetuese të shpejta dhe të pakonsultuara të kryera në vitin 2008, ndërsa sistemi dypartiak shihet i papërshtatshëm me kushtet e vendit tonë.

Po kështu, me ndryshimet kushtetuese të datës 21 prill 2008 është cënuar parimi kryesor i ndarjes së pushteteve, duke çuar në dobësimin e pozitës së Presidentit, mosfunksionimin adekuat te institucioneve te pavarura, gjendje mjaft e rëndë dhe mungesë të pavarësisë së gjyqësorit.

Në një përfundim të tillë ka arritur takimi i parë konstituiv i “Klubit për Politika” me tematikë “Si u përgjigjen ndryshimet kushtetuese sfidave për një demokraci funksionuese?”.

Duke pohuar edhe faktin se kryeministrit i është dhënë tagër i plotë për të vendosur mbi fatin e legjislaturës, edhe kur shumica parlamentare nuk e përkrah në veprimtarinë e tij, në takim u tha se këto zhvillime negative ulin besueshmërinë publike dhe politike në institucionet përfshirë ato të pavarura dhe një kontekst real dobësojnë funksionimin e shtetit ligjor në të gjithë komponentët e tij.

Në këtë kuadër, propozohet një “rivlerësim dhe konsultim i ndryshimeve kushtetuese, për një funksionim demokratik e të pavarur të institucioneve”.

n.e/NOA

KOMENTE