Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kriza Në Zonën Euro - Obama, Ashtu Si Merkel, Për Një Përgjigje Të Fortë
English

Kriza Në Zonën Euro - Obama, Ashtu Si Merkel, Për Një Përgjigje Të Fortë

UASHINGTON, 7 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi sot se ka biseduar me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe se ka rënë dakord për nevojën e dhënies së "një përgjigjeje të fortë" ndaj krizës që po trondit zonën euro. "Ramë dakord për rëndësinë e një përgjigjeje politike të fortë nga vendet e prekura dhe të një përgjigjeje financiare të fortë nga komuniteti ndërkombëtar", deklaroi Obama në një fjalim përpara shtypit në Shtëpinë e Bardhë. "Bëra të ditur qartë se Shtetet e Bashkaura do të mbështesin përpjekjet e ndërmarra dhe se do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me drejtuesit evropianë dhe me FMN-në gjatë kësaj periudhe kritike", shtoi ai. Presioni është rritur sot mbi drejtuesit e zonës euro të cilët pritet të zyrtarizojnë në Bruksel marrëveshjen për ndihmën për Greqinë dhe sidomos përpjekjet për të penguar një përhapje në vende të tjera të rrezikuara që kanë sjellë rënien e bursave në botë. Bursa e Nju Jorkut u hap me rënie: shumë shpejt, Dow Jones ra në 2,25 për qind dhe Nasdaq me 3,52 për qind Pak më parë, parlamenti gjerman ka miratuar pjesëmarrjen e Gjermanisë, e cila ngurroi për një kohë të gjatë të shprehej lidhur me planin e shpëtimt financiar të Greqisë që edhe vetë miratoi një ditë më parë masa shumë të rrepta ekonomike në një atmosferë aktesh dhune sociale. /I.Pu.
KOMENTE