Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kriza politike, presidenti Topi takime me Metën, Uithersin dhe Lohan-Montobio
English

Kriza politike, presidenti Topi takime me Metën, Uithersin dhe Lohan-Montobio

Tiranë, 7 maj, NOA – Zgjatja e krizës politike përmes vazhdimësisë së grevës së urisë nga ana e opozitës para godinës së Kryeministrisë, duket se e ka vënë në lëvizje presidentin e Republikës, i cili është angazhuar sot në mjaft takime me përfaqësues të politikës vendase, por edhe asaj ndërkombëtare.

Kështu, burime të Presidencës bëjnë me dijeni se sapo ka përfunduar pranë këtij institucioni një takim i kreut të shtetit Bamir Topi me zv/kryeministrin dhe njëkohësisht ministrin e Punëve të Jashtme, Ilir Meta.

Ndërkaq, mësohet se tani Topi është nisur drejt rezidencës së ambasadorit amerikan në Tiranë, John Uithers, me të cilin do të zhvillojë një takim, ku biseda do të ketë si bosht kryesor të saj krizën politike të krijuar në vend gjatë javës së fundit.

Nga ana tjetër, në orën 12.00, është parashikuar që presidenti i Republikës të zhvillojë edhe një takim me dy ambasadorët e tjerë të Bashkimit Evropian në Tiranë, përkatësisht me Helmut Lohan, përfaqësues i delegacionit të Komisionit Evropian dhe Manuel Montobio, ambasador i Spanjës; aktualisht presidente e radhës së BE-së.

Gjatë muajve të fundit, presidenti Topi është takuar disa ketë me këta ambasadorë në funksion të negociatave për gjetjen e një zgjidhje mbi krizën politike në vend.

n.e/NOA

KOMENTE