Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kriza/ Shba - Në Prill Janë Krijuar 290 Mijë Vende Të Reja Pune, Rritja Më E Lartë Në Katër Vjet
English

Kriza/ Shba - Në Prill Janë Krijuar 290 Mijë Vende Të Reja Pune, Rritja Më E Lartë Në Katër Vjet

ROMË, 7 maj /ATSH-ANSA/ - Ekonomia amerikane në muajin prill arriti të krijojë 290 mijë vende të reja pune dhe kjo është rritja më e lartë në këto katër vitet e fundit. Ekonomistët prisnin krijimin e vetëm 190 mijë vendeve të reja. Megjithatë niveli i papunësisë është rritur nga 9.7 për qind në 9.9 për qind. Tregu i punës në Shtetet e Bashkuara dëshmon kështu një përmirësim të theksuar, duke marrë në konsideratë se në prill u krijuan 290 mijë vende të reja pune, plot 100 mijë më shumë se nga çfarë pritej, duke shënuar rritjen më të lartë në katër vitet e fundit për këtë sektor kaq të rëndësishëm të ekonomisë. Mospërputhja ndërmjet shifrës së vendeve të reja të punës dhe asaj të papunësisë ndodh për faktin se amerikanët kanë nisur të regjistrohen sërish në listat e të papunëve ndërsa në muajt e mëparshëm ka pasur një rritje të fortë të të ashtuquajturve "të dekurajuar" të cilët kishin hequr dorë nga kërkimi i një vendi pune. Megjithatë të dhënat e sotme konfirmojnë se rimëkëmbja amerikanë ka nisur në baza solide, edhe për faktin se numri më i madh i vendeve të reja të punës është krijuar në sektorin privat, me 230 mijë, ndërsa 66 mijë janë pjesë e planit të qeverisë për punësimin e përkohshëm. Departamenti amerikan i Punës ka rishikuar në rritje edhe numrin e të punësuarve gjatë muajit mars, duke e çuar në 230 mijë, nga 160 mijë që ishte njoftuar më parë. /e.v/
KOMENTE