English

Maldini kthehet në përfaqësuesen italiane

Itali, 7 Maj NOA - Është në përgatitje rikthimi i ish lojtarit të Milanit në radhët e përfaqësueses Italiane por, këtë herë jo në rolin e lojtarit por, në atë të drejtuesit dhe bëhet fjalë pikërisht për Paolo Maldinin.

Për ish kapitenin e kuq e zinjve, i cili i dha lamtumirën skuadrës së tij dhe futbollit në fund të sezonit të shkuar, me sa është bërë e ditur është i gatshëm një rol drejtuesi në skuadrën e përfaqësueses Italiane.

Këtë lajm e ka zyrtarizuar televizioni italian “Sky”, të cilët kanë pohuar se lojtari në fjalë, mund të jetë një përfaqësues i skuadrës italiane më datë 27 maj, ku do të vendoset dhe vendi në të cilin do të zhvillohet Evropiani i vitit 2016.

r.b/NOA

KOMENTE