Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Të angazhuar për pjesëmarrjen e Kosovës në forumet rajonale
English

Meta: Të angazhuar për pjesëmarrjen e Kosovës në forumet rajonale

Tiranë, 07 Maj, NOA – Diplomacia shqiptare është duke punuar për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Shtetit të Kosovës në të gjitha forumet rajonale. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtme, Ilir Meta, u shpreh sot në takimin me ministrin e Kulturës së Kosovës, Lutfi Haziri, se po bëhen të gjitha përpjekjet për përfaqësimin e Kosovës në këto aktivitete, duke faktuar në këtë mënyrë dhe rolin e saj në rajon.

Gjatë bisedës, ministri Meta vlerësoi progresin e arritur në Kosovë që prej shpalljes së pavarësisë dhe ecurinë e deritanishme të procesit të njohjes, duke nënvizuar se pavarësia e saj është e pakthyeshme.

Ministri Haziri, nga ana e tij, e falenderoi ministrin Meta për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë për Kosovën, si dhe shprehu bindjen se kjo mbështetje nuk do t’i mungojë asnjëherë shtetit të ri të Kosovës në përballimin e të gjitha sfidave me të cilat do të përballet.

Dy ministrat diskutuan dhe për zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe në rajon dhe bashkëpunimi në kuadër të proceseve integruese evropiane të dy vendeve.

Zëvendëskryeministri Meta nënvizoi se Shqipëria mbështet përkushtimin dhe angazhimin e autoriteteve zyrtare për të bashkëpunuar me praninë ndërkombëtare në Kosovë, me synim konsolidimin e shtetit, forcimin e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e Kosovës, zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian të saj.

m.xh/NOA

KOMENTE