Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pastrohet depoja e mbeturinave në Haraçinë
English

Pastrohet depoja e mbeturinave në Haraçinë

Haraçinë, 7 maj, NOA - Depoja e cila ishte një problem i madh për banorët e Haraçinës me vite të tëra, filloi të pastrohet.

“Depoja është mjaft e rrezikshme për jetën e banorëve të Haraçinës dhe fshatrave përreth, pasi në të bëhet hedhja e mbeturinave të ndryshme. Edhe pse shumë herë kemi kërkuar që e njëjta depo të pastrohet, çdo herë kemi hasur në vesh të shurdhër. Tani filluam me mundësitë tona ta pastrojmë që të mos jetë pengesë për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme”, thuhet në deklaratën përkatëse për shtyp mbi këtë aksion.

Më tej, zyrtarët e komunës së Haraçinës u bëjnë apel gjithë banorëve të saj si edhe fshatrave përreth, që të kenë shumë kujdes ku bëjnë hedhjen e mbeturinave sepse kjo është në dëm të tyre.

“Edhe në te ardhmen do të vazhdojmë që të kontribojmë për të përmirësuar mjedisin jetësor për banorët e Haraçinës”, theksoi Bastri Bajrami, kryetar i kësaj komune lidhur me një fakt të tillë.

KOMENTE