Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Protesta E Ps/Transportohet Në Spital Nje Prej Grevisteve
English

Protesta E Ps/Transportohet Në Spital Nje Prej Grevisteve

TIRANË, 7 Maj/ATSH/.- Greva e urisë e 22 deputetëve të PS-së dhe 180 mbështetësve të saj, sot në ditën e shtatë ka regjistruar grevistin e pestë, që është detyruar ta ndërpresë grevën dhe t'i drejtohet spitalit për trajtim mjekësor. Sipas një njoftimi për shtyp nga Partia Socialiste, grevisti i fundit i shoqëruar në spital është Niko Gora nga qarku i Korçës, i cili me urdhër të mjekëve është shoqëruar për në spital, pasi vuante nga sëmundja e diabetit. Pas dërgimit në qendrën spitalore të të sëmurit, mjeku që asiston grevën, Sabit Brokaj tha se do të shtohet numri i grevistëve që do të shoqërohen në spital, ku më problematiku sipas tij është deputeti Blendi Klosi, i cili vuan nga diabeti dhe duhet ta kishte lënë grevën shumë ditë më parë. Sipas Brokajt, grevistët po shfaqin dhimbje muskujsh, marrje mendsh, luhatje tensioni, ku më problematikët janë ata që vuajnë nga diabeti. Greva e 22 deputetëve të PS-së dhe rreth 180 mbështetësve të tyre, që po zhvillohet para selisë së Kryeministrisë, po vazhdon prej shtatë ditësh. Me anë të këtij aksioni politik opozita këmbëngul në kërkesën e saj për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, përmes hapjes së kutive të votimit./a.s/
KOMENTE