Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rrethet- Kronika- Shkurt, Atsh , 7 Maj 2010
English

Rrethet- Kronika- Shkurt, Atsh , 7 Maj 2010

* Gjirokaster: bllokohen 11 kg lëndë narkotike, policia ndalon një femër Policia bllokoi të enjten në mbrëmje, 11 kg lëndë narkotike marijuanë, ndërsa ka ndaluar në flagrancë një femër, në Kakavijë, rreth 30 km larg Gjirokastrës. Sipas Policisë, "lënda narkotike ishte fshehur në sediljen e parafundit në autobuzin e shoqërisë "Lengo Diamanti" në dy çanta, dhe kishte destinacion Greqinë. Pranvera Këndella, 27 vjeç nga Gjirokastra, me profesion parukiere, u ndalua në flagrancë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike". /t.skuqi/ * Devoll: vret veten me granadë, plagoset e shoqja Një person u vetëvra me granatë të enjten vonë në Vidohovë të Devollit, ndërsa mbeti e plagosur e shoqja, bën të ditur policia. Sipas Policisë, "Kastriot Mici, 32 vjeç pas një grindje me gruan e tij, i tha asaj se do të vrasë veten dhe pasi mori mori një granadë që e kishte në shtëpi, doli në oborr, i ndjekur nga e shoqja. Ai i hoqi siguresën granadës, e cila i shpërthye në dorë. E shoqja, Anita Mici, 23 vjeç u dërgua në spitalin e Korçës, ku pas marrjes së ndihmës mjekësore ndodhet jashtë rrëzikut për jetën"./b.fejzulla/ * Krujë: arrestohet 25-vjeçari, dëmtoi me eksploziv automjetin Forcat e Policisë së Krujës arrestuan natën e kaluar një 25-vjeçar, i cili dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë, dëmtuan me eksploziv për motive xhelozie automjetin e bashkëqytetari. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut të Durrësit, bënë të ditur për ATSH-në se "Haxhi Brami, 25 vjeç, u arrestua natën e kaluar vetëm disa minuta pasi kishte dëmtuar me lëndë eksplozive autoveturën tip Benz me targë H8CJN të bashkëmoshatarit të tij Sh. K". Sipas burimeve, të rinjtë ishin grindur edhe herë të tjera për një vajzë. Gjatë kontrollit të mëtejshëm në automjetin tip BMW me të cilin 25-vjeçari krutan ishte larguar nga vendngjarja, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike, dy krehëra me 14 fidhekë gjithsej, dy stema policie dhe dy shkopinj gome, si dhe një palë pranga. "Brami do të përgjigjet para drejtësisë për "shkatërrim të pronës me eksploziv" dhe "mbajtje pa leje të armëve, mjeteve dhe uniformës së policisë", përfunduan burimet. Dy shokët e tij, Erind Sadiku dhe Engjëll Vogli, të dy 21 vjeç, që po ndiqen penalisht në gjendje të lirë kanë vendosur një sasi lënde eksplozive, shpërthimi i së cilës ka dëmtuar pjesën e përparme të automjetit. /g.kabashi//ch/
KOMENTE