Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shba - Automjetet Mund Të Pajisen Me Kuti Të Zeza
English

Shba - Automjetet Mund Të Pajisen Me "Kuti Të Zeza"

UASHINGTON, 7 maj /ATSH-ANSA/ - Efektet e problemeve të kompanisë automobilistike Toyota, që tërhoqi rreth nëntë milionë automjete nga tregu për shkak të disa defekteve lidhur me pedalin e përshpejtimit, kanë filluar të ndihen në tregun amerikan të automobilave. Dhe jo vetëm, Kongresi i SHBA-së, po vlerëson një përforcim të mundshëm të standardëve të sigurisë të cilave një automjet duhet ti nënshtrohet, dhe ndër to është instalimi i një "kutie të zezë". Ashtu siç ndodh me avionët, çdo automjet duhet të pajiset me një sistem që të regjistrojë gjithçka po ndodh me funksionimin e mjetit, në mënyrë që, nëse do të verifikohej një defekt, gjithçka do të regjistrohej menjëherë nga "kutia e zezë". Megjithatë për momentin kjo masë mbetet në nivelin e propozimit, pavarësisht se Komisioni i Tregtisë së Dhomës së Senatit kanë nisur të ekzaminojnë seriozisht një projekt reformë për standardet e sigurisë, që ndër të tjera parashikon edhe çështjen e kutisë së zezë. /e.v/
KOMENTE