Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqiptarët, viktima të sistemit të drejtësisë maqedonase
English

Shqiptarët, viktima të sistemit të drejtësisë maqedonase

Shkup, 7 maj, NOA - Lidhja e errët e elementeve të Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit (DSK), gjykatësve hetues dhe trupave të famshme gjykues pa asnjë shqiptar, vazhdon të funksionojë në mënyrë të përkryer në Maqedoni, që nga periudha e tranzicionit të saj.

Ky zinxhir funksional që kontrollohet nga fuqia e pushteteve ekzekutive po vazhdon të aktivizohet edhe më tutje, në shumë raste kur pushtetet maqedonase, ekskluzivisht partitë bartëse maqedonase rrezikojnë dështimin e tyre para opinionit të tyre për vrasje, krime dhe vepra të ndryshme penaleL Sopoti, Brodeci, rastet e Hagës, rastet e vrasjes së policëve maqedonas, rastet e sulmeve të stacioneve policore, janë gjitha ato skenarë dhe lëndë ku mungojnë argumentet dhe dëshmitë bindëse për të zbuluar të vërtetën.

Për të realizuar skenarët e nevojshme politike apo në rastet e tjera për të mbuluar dështimet, rrjeti i organizuar institucional vepron në mënyrë tejet sekrete duke hartuar dhe thurur skemën e gjetjes së viktimave, që duhet të jenë pjesë e akuzës.

Por, në të kundërtën inskenimet bëhen në mënyrë të përkryer, duke marrë në qafë dhjetëra të rinj shqiptarë, të cilët janë viktima të këtyre rasteve të montuara politike, në të shumtën e rasteve ish-pjesëtarë të UÇK-së.

Bashkimi Evropian ka vazhduar të bëjë kërkesa të vazhdueshme për reformimin e sistemit gjyqësor në Maqedoni.

Një EULEX për gjykatat, dënimet jobindëse

Gjykatat edhe më tutje po shpërndajnë vendime gjyqësore skandaloze me burgime të përjetshme, duke mos ofruar dëshmi dhe argumente por duke mos përfillur asnjë argument të palës së akuzuar.

Qytetarët, sidomos ata të përkatësisë shqiptare, kanë humbur besimin tek gjyqësia e Maqedonisë e cila sipas tyre, skajshmërisht është e varur dhe politizuar. Ish-avokati dhe eksperti i së drejtës penale, Osman Kadriu vlerëson se së fundi shumë procese gjyqësore përfundojnë me dënime të larta, kryesisht ku janë të akuzuar shqiptarë, për vepra, që sipas tij, vështirë dëshmohen se janë kryer nga ta. “Këto janë dënime drakonike dhe në shumë raste ska dëshmi se personat e akuzuar janë kryerës të veprave. Në mënyrë të qartë bëhet fjalë për raste të montuara. Ne e kemi të qartë lidhjen dhe ndikimin e fortë që pushteti ekzekutiv e ka pasur dhe e ka ndaj gjykatave”, ka theksuar eksperti Kadriu. Sipas tij, shumica e shqiptarëve nuk i drejtohen për ankesa Gjykatës së Strasburgut. Avokatët theksojnë se mungesa e informacioneve dhe procedurës për tu ankuar në Strasburg, ka bërë që shqiptarët shumë pak apo rrallë ti drejtohen kësaj gjykate ndërkombëtare. Ata nuk përjashtojnë faktin se gjyqësia e këtij vendi duhet ti nënshtrohet një reformimi të thellë me ndihmën e një misioni të BE-së, në stilin e EULEX-it në Kosovë.

Vëllai po vuan nga një rast i pastër i montuar

Rasti më i fundit me burgim të përjetshëm është i tre të akuzuarve që janë dënuar për vrasjen e pjesëtarit të njësitit “Alfa” në Shkup, në fund të vitit 2008. Ndër të dënuarit është edhe Rexhail Qerimi, ish-pjestari i UÇK-së nga Opaja e Kumanovës.

Familjarët janë tmerruar nga vendimi i gjykatësit, pasi që theksojnë se ekzistojnë dëshmi të forta se Rexhaili në ditën e vrasjes ka qenë në lokalin e tij duke shërbyer klientët.

“Prej fillimit ia nisën me montime dhe krejt puna mbaroi me montim prej policisë e deri tek gjykatat. Këto ishin montime shumë të thjeshta, montime që mund të kuptojë edhe një fëmijë 5-vjeçar. Më në fund erdhi vendimi i gjykatës pa asnjë argument, duke ndarë dënime me burg të përjetshëm. Unë nuk di se ekziston ndonjë shtet i tillë me aq padrejtësi”, ka theksuar Jetulla Qerimi, vëllai i të dënuarit Rexhail Qerimi. Familjarët theksojnë se nuk dinë më ku të drejtohen për të kërkuar drejtësinë.

IGFM i çon rastet e shqiptarëve në Strasburg

Forumi Ndërkombëtarë për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IGFM) me seli në Frankfurt të Gjermanisë së fundi ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar viktima e sistemit të drejtësisë. Janë tre lëndë që IGFM i ka drejtuar gjykatës në Strasburg, edhe ate: Rasti i Sopotit, Brodecit, rasti i Manastirit. Këto dy rastet e para tashmë janë të njohura për opinionin, ndërsa rasti i Manastirit ka të bëjë me një rast të montuar për vrasje, ku si të akuzuar dhe të dënuar me nga 12 vite burg janë vëllezërit Klenja nga Manastiri.

Kryetari i IGFM-së në Maqedoni, Idriz Sinani ka theksuar për agjencinë e lajmeve INA se vetëm në këtë mënyrë do të mund të kërkojnë drejtësinë e vërtetë për të gjitha rastet ku janë të dënuar shqiptarët, për shkak se sipas tij, institucionet e drejtësisë në Maqedoni vazhdojnë të jenë nën kontrollin e rreptë politik dhe vazhdojnë avazin e proceseve të montuara.

Cilat raste mund ti drejtohen Strasburgut

Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Strasburg mund ti drejtohen lëndët gjyqësore të cilat nuk janë zgjidhur ose më një fjalë nuk kanë gjetur mbështetje dhe mbrojtje ligjore nga organet e drejtësisë në Maqedoni. Ankesa bëhet edhe pse në këtë shtet janë ndjekur të gjitha resurset gjyqësore që do të kishin bërë të mundur ndreqjen e situatës për të cilën janë ankuar qytetarët apo të akuzuarit.

NOA-INA

KOMENTE