Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport-Qitje/ Sporti I Qitjes Nis Sezonin Me Kupën E Shqipërisë
English

Sport-Qitje/ Sporti I Qitjes Nis Sezonin Me Kupën E Shqipërisë

TIRANË, 7 Maj / ATSH- Gjergji Mima/- Federata Shqiptare e Qitjes e nis kalendarin e saj të aktiviteteve kombëtare për 2010-ën me Kupën e Shqipërisë për femra dhe meshkuj. Gara e parë do të jetë ajo e ushtrimit të qitjes me pistoletë, që do të zhvillohet më 8-9 maj në poligonin e klubit Studenti "Rexhep Ramaj", në Tiranë. Një javë më pas, në datat 15-16 maj, konkurrentët do të transferohen në Elbasan për garën e ushtrimit të qitjes me pushkë. Sipas sekretarit të Federatës Shqiptare të Qitjes, Koço Mikerezi, "pas Kupës së Shqipërisë, në projekt kalendar është parashikuar të zhvillohet më 22-23 maj kampionati kombëtar i të rinjve"./s.s./
KOMENTE