Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Studentët, Apel Për Dhurimin Vullnetar Të Gjakut Në Ndihmë Të Njerëzve Në Nevojë
English

Studentët, Apel Për Dhurimin Vullnetar Të Gjakut Në Ndihmë Të Njerëzve Në Nevojë

TIRANË, 7 Maj/ATSH-Eriola Çuko/ - Studentë të Universitetit "Zoja e Këshillit të Mirë" në Tiranë, njëherësh anëtarë të "Shoqatës së Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut", dhuruan gjak sot në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe njerëzve që kanë nevojë për të. Ky dhurim gjaku, sipas tyre, synon të tregojë në mënyrë konkrete sesi mund të ndihmohen të sëmurët me talasemi, të cilët kanë nevojë në mënyrë të vazhdueshme për transfuzion gjaku. "Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut bashkëpunon në mënyrë të vazhdueshme me Universitete private dhe publike, me institucione të ndryshme për dhurimin e gjakut, ndaj sot apelojmë që të gjithë të dhurojnë gjak, sepse fëmijët talasemikë, por dhe mjaft persona të tjerë, kanë nevojë për të", tha mjekja Mirela Spahiu. Në vendin tonë, sipas saj, janë rreth 500 fëmijë talasemikë që kanë nevojë për gjak çdo 21 ditë. Strukturat shëndetësore në vend inkurajojnë dhe apelojnë çdo qytetar të dhurojë gjak, në ndihmë të njerëve që kanë nevojë për të. Dhurimi i gjakut nuk i kushton asgjë dhuruesit, ndërsa shpëton jetën e dikujt, shprehen mjekët. Ndërkohë, të rinjtë dhe mediat cilësohen nga autoritetet shëndetësore faktorë që kontribuojnë në promocionin e dhurimit vullnetar të gjakut, nëpërmjet mesazheve sensibilizuese./s.s./
KOMENTE