Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Brenda vitit, asfaltim i gjithë rrugëve që të çojnë në det
English

Berisha: Brenda vitit, asfaltim i gjithë rrugëve që të çojnë në det

Lezhë, 8 Maj, NOA – Investimi në infrastrukturën turistike do të jetë një nga prioritetet e qeverisë gjatë këtij viti.

I ndodhur sot në Lezhë, në inaugurimin e segmentit rrugor Tale- Lezhë, Kryeministri Sali Berisha u shpreh se inaugurimi i kësaj rruge vjen si “përmbushje e premtimit të qeverisë se brenda vitit 2010 nuk do të ketë asnjë rrugë të paasfaltuar që zbret drejt detit, nga Ksamili në Velipojë.”

Kreu i qeverisë thekson se ndërtimi i këtyre rrugëve do të bëhet i mundur duke siguruar dhe projekte investuese në këto zona.

Rruga e inauguruar dje nga Kryeministri Berisha është me gjatësi 9, 5 km dhe vlera e saj arriti në rreth 85 milion lekë.

Berisha u shpreh se rruga e sapo përfunduar do të mundësojë që qytetarët e Lezhës, Mirditës, Burrelit, Peshkopisë, Tropojës, por edhe të mbarë Kosovës, të shfrytëzojnë bukurinë e mahnitshme të plazhit të kësaj zone.

“Rruga që sapo inauguruam prej 9.5 km e përfunduar në një kohë rekord në dy lote, bën të mundur që qytetarët e Lezhës , të Mirditës, të Burrelit, të Peshkopisë, të Tropojës por dhe të mbarë Kosovës, të shfrytëzojnë bukurinë e mahnitshme të plazhit tuaj, të njohin bujarinë e familjeve tuaja dhe të kalojnë këtu pushime mbresëlënëse për të gjithë jetën e tyre”, u shpreh Berisha.

Gjatë fjalë së tij para banorëve, kryeministri Berisha theksoi se premtimi për asfaltimin e çdo rrugë që ka dalje në det do të bëhet shumë shpejt realitet.

“Ata të cilët kanë qenë skeptikë dhe gjysmë mosbesues ndaj këtij projekti të madhe i ftoj të ndjekin Sali Berishën, se çdo javë nga një rrugë do të inaugurojmë”, u shpreh Berisha.

Ai foli dhe për ndërtimin e projekteve të reja, si ndërtimin e rrugës që lidh Lezhën me Ulqinin, rrugën e Patokut, rrugën që lidh Lezhën me Bunën etj.

m.xh/NOA

KOMENTE