Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Qeveria E Angazhuar Te Shnderroje Shqiperine Ne Vendin Me Klimen Me Terheqese Per Biznesin
English

Berisha: Qeveria E Angazhuar Te Shnderroje Shqiperine Ne Vendin Me Klimen Me Terheqese Per Biznesin

- Kryeministri Berisha merr pjesë në aktivitetin e organizuar nga SIFE Albania - TIRANE, 8 Maj/ATSH-Maela Marini/.- Kryeministri Sali Berisha siguroi sot, se "Qeveria është e angazhuar të shndërrojë Shqipërinë në vendin me klimën më miqësore ndaj biznesit që është promotorri i zhvillimit të këtij vendi". Kryeministri Berisha ishte sot pasdite në konkursin kombëtar të organizuar nga "SIFE Albania", një OJF që mobilizon studentët në krijimin e projekteve për sipërmarrjen e lirë dhe biznes, duke zhvilluar potencialet e tyre. Të paktën 300 studentë nga 9 universitete të vendit konkuruan me 47 projektet e tyre për vendin e parë në Konkursin Kombëtar të "SIFE Albania 2010", një çmim që iu dorëzua Universitetit të Tiranës nga Kryeministri Sali Berisha. Duke e cilësuar këtë një ngjarje shumë të rendësishme për universitetet dhe biznesin, Berisha vlerësoi faktin se "përfaqësuesit e SIFE Albania kanë konkuruar me dinjitet në të gjitha konkurset e mëdha europiane dhe botërore ku janë vlerësuar ndër më të mirët". "Ju jeni angazhuar në hartimin e dhjetra projekteve me të cilat zhvilloni aftësinë e projektimit dhe menaxhimit, duke garantuar kështu një gjeneratë të ardhshme të shkëlqyer të biznesmenëve shqiptarë", tha Kryeministri Berisha. "SIFE Albania" është një komunitet i gjerë me rreth 15 mijë anëtarë, për të cilën Kryeministri Berisha garantoi se qeveria do ta mbështesë këtë OJF në mënyrë konkrete dhe të fuqishme. "Në Shqipëri do të fillojë të operojë së shpejti në fushën e biznesit social, rrjeti i nobelistit Muhammad Yunus. Ju do të jeni më të mirët, që këtë rrjet të biznesit social ta shtrini dhe rrjetëzoni në betejën më fisnike të njeriut, beteja kundër varfërisë. Në këtë betejë nuk ka asnjë antidot më të sigurt se sa zhvillimi, inkurajimi, investimi dhe financimi i biznesit", tha Kryeministri Berisha. Duke renditur disa statistika, Kryeministri Berisha theksoi se "në 4 muajt e parë të këtij viti në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve janë regjistruar gjithsej 7540 biznese, ose 2300 biznese më shumë se sa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar". SIFE është një organizatë globale jo-fitim prurëse aktive në universitete në më shumë se 40 shtete. Më shumë se 300 studentë morën pjesë në konkursin e organizuar nga SIFE (Students In Free Enterprise) Albania. Studentët e SIFE krijuan ekipe në universitete dhe zhvilluan projekte edukative që i drejtohen publikut dhe i mësojnë të tjerët mbi sipërmarrjen, ekonominë e tregut, etikën në biznes dhe financat në komunitetet e tyre. Biznesmenë prej më shumë se 25 kompani, duke përfshirë dhe disa nga drejtuesit më në zë në vend, ishin anëtarë jurie në këtë konkurs./n.m/
KOMENTE