Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çelet Sezoni Verë 2010 Në Qytetin E Sarandës
English

Çelet Sezoni "Verë 2010" Në Qytetin E Sarandës

SARANDË, 8 Maj/ATSH-Telnis Skuqi/ - Në prani të mijëra qytetarëve, si dhe të ftuarve nga qytete dhe vende të ndryshme të Shqipërisë, kryetari i bashkisë së Sarandës, Edmond Gjoka, deklaroi të shtunën hapjen zyrtare të sezonit turistik në këtë qytet në jug të vendit. "Qyteti i Sarandës sivjet ka përmirësuar dukshëm infrastrukurën lokale, duke e modernizuar atë me standardet europiane," tha Gjoka. "Çelja e sezonit turistik në Sarandë shënon fillimin e mirëseardhjes të mbarë shqiptarëve. Së bashku me ju, së bashku me shqiptarët, le t'ju urojmë gjithë pushuesve 'Mirëserdhët në Sarandë," tha Gjoka. Sipas tij, një vit më parë në Sarandë pushuan mbi 300 mijë turistë, ndërsa sivjet numri i tyre do të shtohet, duke i shndërruar brigjet e jugut në një nga pikat më të preferuara për çdo pushues. Nikollë Lesi, zv/ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, duke përshëndetuar të pranishmit, tha se qyteti i Sarandës, në sajë të masave të marra vjen në këtë prag të çeljes së sezonit më e përgatitur, me një infrastrukturë më të kompletuar turistike e mjedisore. "Saranda është qytet model për zhvillimin e turizimit. Le të bëhemi të gjithë promovues të vlerave e bukurive turistike të qytetit", tha Lesi. Saranda është një qytet me më shumë se 2000 vjet histori, ngritur në zonën e bregdetit jugor të Shqipërisë, i pasur në vlera të rralla të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike shqiptare, por edhe europiane. Në fillimet e tij, qyteti ka shërbyer si një portë për qytetin antik të Finiqit dhe si rrjedhojë edhe si portë hyrjeje për në rajon. Kjo trashëgimi e pasur arkeologjike, e gërshetuar me bukuritë e natyrës, si dhe portin e saj natyral përbën bazën më të rëndësishme për të promovuar zhvillimin e imazhit aktual të Sarandës, si një destinacion i turizmit klasik botëror, si dhe për të tërhequr tregun e turizmit të veçantë. Qyteti i Sarandës shtrihet përgjatë gjirit të detit Jon, deri aty ku derdhet Lumi i Bistricës në det, me një gjatësi prej rreth 7,5 km. Qyteti po zgjerohet me ritme të shpejta në disa drejtime si, drejt Kanalit të Çukës, drejt kodrave mbi det, apo drejt ish-marinës ushtarake. Sipas studiuesve, Saranda ka numrin më të lartë të ditëve me diell në Europë, mbi 270 ditë./ch/s.s./
KOMENTE