English

Deputetët e PS, sërish në protestë

Tiranë, 8 maj, NOA – Deputetët socialistë janë duke zhvilluar aktualisht një protestë para godinës së Kryeministrisë, si çdo mbrëmje, duke mbajtur fjalimet e radhës kundër qeverisë dhe duke bërë apel për negociata mbi zgjidhjen e krizës politike, pasi kaluan 8 ditë nga greva e urisë.

Nga ana e tij, deputeti socialist Et’hem Ruka theksoi se demagogët duhet të bëjnë zbardhjen e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Ai theksoi se Berisha ka lëshuar të gjithë shpurën e tij kundër protestës së PS-së. “Unë i bëj apel Berishës të reagojë. I kërkoj Topit që të ndërhyjë në zgjidhjen e kësaj krize”, theksoi ai.

Ndërsa deputetja Eglantina Gjermeni tha se politika e mbrapshtë ka zhytur vendin në krizë dhe pohoi se taksat e biznesit janë shumë të larta ndërsa të gjithë po ndjejmë krizën e papunësisë.

Nga ana tjetër, deputetja Arta Dade deklaroi se populli kërkon largimin e Berishës dhe sipas saj, protestuesit dhe grevistët janë heronjtë e vërtetë të votës së lirë.

n.e/NOA

KOMENTE