Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Grabova, Njerëzit Rikthehen Në Fshatin Që Vazhdimisht Është Braktisur
English

Grabova, Njerëzit Rikthehen Në Fshatin Që Vazhdimisht Është Braktisur

ELBASAN, 8 Maj /ATSH-Miranda Sadiku/ - Grabova, një fshat në rrethin e Gramshit, mbetet një ndër shtatë venbanimet vllehe dhe e dyta pas Voskopojës, kultura e të cilave të çon shumë larg në histori. Ende nuk është përcaktuar saktë se kujt qytetërimi i përket Grabova me arumunë dhe se kur janë vendosur këtu. Historiani Meçan Hoxha, në librin e tij "Grabova, e bukura me arumunë", shkruan se "gjuha vllehe është dhe mbetet autentike, e pashkruar dhe e pahuazuar nga gjuhë të tjera, pavarësisht se shumë shprehje të saj mund të përqasen me latinishten e vjetër, frengjishten, spanjishten apo edhe rumanishten". "Pjesa më e madhe e banorëve pas ardhjes së demokracisë, u larguan drejt emigrimit, dhe më pas u vendosën në Gramsh, Elbasan, si edhe në Tiranë", thotë për ATSH-në Dhimtër Tavanxhiu, i cili ka jetuar rreth 40 vite në Grabovë. Sipas tij, "shpërngulja periodike në etapa të ndryshme, ka bërë fshatit t'i mbesë pothuajse vetëm emri Grabovë, që nga sllavishtja e vjetër do të thotë vend i shkozës". Fshati Grabovë ndodhet në një pllajë mes malesh dhe dy përrenjëve, uji i të cilëve as nuk shteron e as nuk turbullohet. Në të djathtë të fshatit shtrihet Shënepremtja, që mbas vitit 1945 mori emrin Lenie. Sot kanë mbetur dy vendkalime të vjetra të rrugëve të hershme ku simbolizohen me tre ura të hershme. Nga tre urat me hark të ndërtuara mbi përrenjtë e shumtë nga vetë grabovarët, ka mbetur në këmbë sot vetëm një prej tyre, ajo mbi përroin e Sharrës, që ka një hapësirë drite mbi 15 metra dhe është e ndërtuar me gurë të skalitur. Në mesin e qemerit nga ana e poshtme varej një këmbanë, e cila tundej kur frynte erë e fortë, duke lajmëruar udhëtarët për rrezikun nga era. Në jug të fshatit ndodhet një kishë, para saj ka varre, ku vendasit tregojnë se janë detyruar të bëjnë varrosje para kishës pasi dimri i egër nuk i lejonte t'i hapnin varret më larg. Grabovarët do të mbahen mend për mjeshtërinë e tyre në punimet me dru, përpunimin e bulmetit dhe të ndërtimeve. Ndërsa amvisat grabovare edhe sot e kësaj dite e ruajnë të pacënuar mjeshtërinë e gatimit të bukës, në mënyrë të veçantë asaj që ka në përbërje edhe qiqrat. Sipas Tavanxhiut, Grabova, sipas gojëdhënave, në kohën e lulëzimit të saj kishte rreth 2000 familje, por pastaj nisi braktisja e saj që vazhdoi deri në kohën e regjimit komunist. Dikur, ky fshat ka patur rreth 600 shtëpi të vendosura në lagje që ndaheshin me rrugë të drejta. Në qendër të fshatit ishte përqëndruar tregu dhe një mini industri ku përfshiheshin sharrat, prodhime nga nënproduktet e drurit, dërstilat dhe përpunimi i shajakeve e velenzave. "Me ardhjen e demokracisë grabovarët nisën të investonin në fshatin e tyre, në fillim u hap një baxho ku prodhohet djathi kaçkavall, i njohur për shijen natyrale në të gjithë vendin, një hotel në mes të fshatit si edhe mirëmbajtja e objekteve historike së bashku me ujin e zonës, që tregonë se një ditë të gjithë do të kthehen në vendin e tyre të lindjes," thotë historiani Meçan Hoxha. Por Todi Buzo, i cili 25 vjet më parë la Grabovën për të shkuar në Gramsh, është rikthyer këtu për të ndërtuar hotelin e parë. Më së shumti ai e ka vënë në shërbim të grabovarëve, por vitet e fundit ai rrëfen se ka pasur mjaft turistë, pasi, sipas tij, "vlerat kurative të klimës shfrytëzohen çdo verë nga asmatikët, të sëmurët me reumatizmë si dhe sëmundjet e tjera të mushkërive". Nënkryetari i Këshillit të Qarkut, Ramadan Bici, deklaron se "është hartuar një projekt për rikonstruksionin e rrugëve rurale të qarkut të Elbasanit, ku përfshihen edhe dhjetë kilometra rrugë që të çojnë në Grabovë." E ndodhur në një lartësi prej 1300 metrash mbi nivelin e detit, mes ujërash që gurgullojnë në të katër stinët e vitit, me një ajër transparent, pranë pyjeve halorë dhe mes kullotash të pasura, në të cilat mbarështohen mijëra krerë të imta, mund të thuhet se do të jetë e afërt dita kur ky fshat të kthehet në një pikë turistike./ch/
KOMENTE