Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hana: Reformimi I Thellë I Sektorit Shëndetësor, Prioritet I Rëndësishëm I Qeverisë
English

Hana: Reformimi I Thellë I Sektorit Shëndetësor, Prioritet I Rëndësishëm I Qeverisë

- Flet në një intervistë për ATSH-në drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana - TIRANË, 8 Maj/ATSH-Eriola Çuko/ - "Sektori shëndetësor do të ketë një reformim të thellë, pasi ky është dhe një prioritet shumë i rëndësishëm i Qeverisë", u shpreh sot drejtoresha e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana. Në një intervistë për ATSH-në, Hana bëri me dije se në kuadër të Task Forcës të ngritur për reformën në shëndetësi, janë zhvilluar një sërë takimesh për të përcaktuar hapat për ecurinë e reformimit të këtij sektori. "Kryeministri Sali Berisha ka ngritur një Task- Force për të përcaktuar hapat e qartë të një strategjie për thellimin e reformës në shëndetësi, ku janë pjesëmarrës aktorët kryesorë të sistemit shëndetësor", u shpreh Hana. Një nga çështjet e diskutuara në takimet e vazhdueshme, sipas saj, është dhe "hartimi i një pakete të detajuar të shërbimit të urgjencës, mirëfunksionimi i këtij shërbimi dhe shpërndarje më efikase e tij në të gjithë vendin". Kjo paketë do të jetë e matshme, ndërsa do të bëhet shpërndarja e këtij shërbimi në mënyrë racionale në të gjithë vendin. "Përcaktimi i një pakete të qartë edhe për të gjitha spitalet në vend, përfshi edhe Qendrën Spitalore Universitare 'Nënë Tereza' në Tiranë, do të jetë një nga sfidat e afërta që do të lidhë performancën e shërbimit me pagesën për çdo spital. Në këtë mënyre do të nxitet rritja e cilësisë së shërbimit", theksoi ajo. Një tjetër çështje e diskutuar në takimet e Task Force, sipas Hanës, ka të bëjë me forcimin dhe përmirësimin e shërbimit të spitaleve rajonale, të cilat do të kenë një paketë gjithashtu të mirëpërcaktuar shërbimesh për të cilën po punohet. "Është diskutuar lidhur me thellimin e autonomisë së spitaleve në të gjithë vendin, në mënyrë që vetë spitalet të kenë më shumë mundësi për vetëmenaxhim, çka do të sjellë përdorim më efikas të fondeve e për rrjedhojë më shumë cilësi shërbimi për pacientët", nënvizoi drejtoresha e ISKSH-së. Duke u ndalur në mënyrën e menaxhimit të spitaleve të rretheve, ajo theksoi se "aktualisht jemi duke ndërmarrë një studim në të gjithë vendin për të parë gjendjen aktuale, çfarë shërbimesh ofrohen realisht, etj, dhe më pas do të paraqesim platformën tonë të propozimeve për ndryshimet që mendojmë se duhen ndërmarrë". Sa i takon mungesës së mjekëve specialistë në rrethe apo profesionistëve, Hana tha se "ajo që synohet është lidhja e shërbimit për pacientët me financimin edhe për spitalet, sikurse ndodh në shërbimin parësor". Kjo mënyrë e re financimi, sipas saj, do të nxisë mjekët të shkojnë dhe në zona të largëta. Hana sjell si shembull në këtë drejtim shërbimin parësor, i cili mbulohet nga skema e ISKSH. "Ne aktualisht paguajmë mjekët e familjes sipas performancës, por edhe vendodhjes gjeografike, çka ka bërë që mjekët të shkojnë në zona të largëta, pasi paguhen edhe për vështirësi pune", tha më tej Hana. Aktualisht, grupet e kontrollit të ISKSH-së po kryejnë inspektime në disa zona të Shqipërisë, në veri dhe në jug të vendit. Për herë të parë, përveç qendrave shëndetesore dhe farmacive, të cilat janë kontrolluar rregullisht, pas përfshirjes së tyre në skemën e sigurimeve, po kontrollohen edhe spitalet, bëri me dije drejtoresha e ISKSH-së./s.s./
KOMENTE