English

Kryeministri Berisha Uron Kryetarin E Partise Konservatore Te Mbreterise Se Bashkuar, David Camerun, Per Fitoren Ne Zgjedhjet E Pergjithshme Parlamentare

8 Maj/ATSH/. - Kryeministri Berisha uroi sot permes nje mesazhi, kryetarin e Partise Konservatore te Mbreterise se Bashkuar, David Camerun per fitoren ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare. Ne mesazhin e kryeministrit Berisha thuhet: "Kam kënaqësinë e veçantë, që me rastin e fitores së Partisë Konservatore në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Mbretërinë e Bashkuar, t'ju dërgoj në emrin tim, qeverisë shqiptare dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë, përshëndetjet dhe urimet e mia më të përzemërta e miqësore". "Me votën e tyre të lirë, qytetarët e vendit tuaj të madh, mik të Shqipërisë e shqiptarëve, përzgjodhën ju dhe platformën politike të Partisë Konservatore, si alternativën më të mirë për adresimin e sfidave, me të cilat përballet vendi juaj, në një kohë zhvillimesh të rëndësishme për Bashkimin Europian pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës dhe të rivitalizimit të ekonomisë botërore pas krizës së fundit financiare globale". "Kam ndjekur me vëmendje dhe kënaqësi vizionin dhe përkushtimin që ju keni dëshmuar gjatë kësaj periudhe dhe mbetem me bindjen e thellë se koalicioni që ju do të ndërtoni do të përligjë plotësisht aspiratat e qytetarëve britanikë për të ardhmen e tyre më të mirë", shkruhet në këtë mesazh. Më tej Kryeministri Berisha çmon se "Partia Demokratike e Shqipërisë, që në fillimet e saj ka gjetur tek Partia Konservatore një aleate dhe mbështetëse shumë të fuqishme në përpjekjet e saj për demokraci e integrimin euroatlantik të Shqipërisë". Duke përfunduar, Kryeministri Berisha shton se "Ne mbetemi të vendosur vendosur ta thellojmë e zgjerojmë edhe më tej këtë miqësi e bashkëpunim në dobi të të mirës reciproke të dy vendeve e popujve"./a.ke/
KOMENTE