English

Maroku ndalon koncertin e Elton Johnit: Do nxisë homoseksualin

Rabat, 8 maj, NOA - Partia Islamike marokene për Drejtësi dhe Zhvillim, kërkoi sot ndalimin e pjesëmarrjes së këngëtarit britanik Elton John në festivalin Mazavin, pasi kjo sipas tyre mund të inkurajojë homoseksualitetin në Marok.

Kryetari i kësaj partie opozitare parlamentare, Mustafa Ramid tha se "kategorikisht kundërshtojnë pjesëmarrjen e këngëtarit të njohur se kjo mund të nxisë homoseksualitetin në Marok".

Elton John është parashikuar të marrë pjesë në festivalin që mbahet në datat 21-29 maj në Rabat mes shumë këngëtarëve si Julio Iglesias, Mika, Carlos Santana, BB King. "Problemi nuk është tek ai, por imazhi i tij te opinionit publik”, - tha deputeti Lahcen Daoudi, një udhëheqës i partisë islamike marokene.

n.e/NOA

KOMENTE