Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përkeqësimi i shëndetit, në spital grevisti i 9-të
English

Përkeqësimi i shëndetit, në spital grevisti i 9-të

Tiranë, 8 maj, NOA Update – Ndërsa greva e urisë së 22 deputetëve socialistë dhe 180 mbështetësve të tyre ka hyrë sot në ditën e tetë, një tjetër grevistë e ka lënë atë duke u transportuar në spital, pasi rezultonte te ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë selisë rozë për agjencinë e Lajmeve NOA duke bërë me dijeni se është pikërisht një djalë 30-vjeçar, nga qyteti i Fierit, i cili është në të njëjtën kohë grevisti i nëntë që e lë grevën për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Para tij, sot në mëngjes ka qenë 29-vjeçari nga Përrenjasi, Klodian Rira, i cili është transportuar menjëherë drejt spital pas problemeve që ka pasur në stomak.

Edhe dje në orët e vona të mbrëmjes Socialiste është dërguar me urgjencë një grevist drejt mjediseve të spitalit, pas rëndimit të shëndetit.

Grevisti i shoqëruar me barela drejt spitalit ishte Isa Arapi, rreth 40 vjeç, nga qarku i Vlorës.

n.e/NOA

KOMENTE