Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Personalitetet letër Ramës: Hiqeni pritën, na pengon të mbërrijmë në Evropë
English

Personalitetet letër Ramës: Hiqeni pritën, na pengon të mbërrijmë në Evropë

Tiranë, 8 maj, NOA - Personalitetet më të mëdha të letrave, të kulturës, artit dhe të mjekësisë në Shqipëri i kanë drejtuar një letër të hapur kryesocialistit Edi Rama, përmes së cilës i kanë kërkuar të mos i pengojë shqiptarët drejt shtëpisë së tyre, drejt Europës.

“Zoti Rama, hiqeni pritën dhe lërini shqiptarët të mbërrijnë në shtëpi”, thuhet në këtë letër, ku emrat e njohur të elitës vendase, shtojnë se “dëshpërimi është këshilltari më i keq”.

“Përpjekjet për të marrë pushtetin me anën e kaosit dhe anarkisë, janë rrugë pa krye, janë standarde të diktaturave dhe rebelimeve të dënueshme botërisht. Vendi ynë nuk ka qenë kurrë më pranë ëndrrës së tij dhe vetëflijimet nuk janë kurrë të hirshme”, citohet në këtë letër.

Duke shtuar se “dinjiteti ynë kombëtar nuk mund të përdhoset për asnjë shkak, ne e meritojmë lirinë dhe të ardhmen qytetëruese”.

Në fund, kërkojnë që me anë të kësaj letre t’u rikujtojnë qytetarëve shqiptarë se “tamam në ditën kur 12 ministra të Jashtëm të Bashkimit Evropian mbështetën publikisht heqjen e vizave për Shqipërinë, një grusht politikanësh u dyndën në grevë urie”.

Lista e personaliteteve

Mirush Kabashi Artist i Popullit

Agim Krajka Mjeshtër i madh

Irini Qiriako Këngëtare, mjeshtre e Madhe

Skënder Kamberi Piktor, Artist i Popullit

Fatos Kongoli Shkrimtar (nga Elbasani)

Agron Aliaj Koreograf, artist i Popullit

Drita Pelingu Aktore, mjeshtre e madhe

Nestor Jonuzi Piktor, Artist i Popullit

Tinka Kurti Artiste e Popullit

Luiza Papa Artiste e Merituar

Edmond Tupja Përkthyes, profesor

Dhimitraq Orgocka Regjisor, Artist i Merituar

Margarita Xhepa Artiste e Popullit

Guljem Radoja Artist

Ali Oseku Piktor i Popullit

Armaldo Kllogjeri Tenor i njohur në skenat botërore

Marjana Leka Soprano

Etleva Golemi Soprano

Gerti Vaso Solist i TOB

Lili Cingu Mjeshtre e madhe

Anila Zajmi Piktore

Genc Shkodrani Piktor

Buron Kaceli Piktor

Rexhep Çeliku Mjeshtër i madh

Orjon Shima Piktor

Zerina Kuke Artiste (Tiranë)

Zhani Ciko Mjeshtër i madh

Elvira Diamanti Aktore

Xhelal Tafaj Artist, Urdhri “Naim Frashëri i Artë”

Lajla Agolli Kompozitore

Ylber Gjini Bariton

Myfarete Laze Këngëtare

Suela Konjari Aktore

Perikë Gjezi Aktor

Helga Saraçi Valltare

Genc Permeti Piktor

Sabahet Vishnja Këngëtare

Donika Çili Pianiste

Manjola Konjari Mezo soprano

Ardian Isufi Piktor

Amik Kasaruho Shkrimtar, përkthyes

n.e/NOA

KOMENTE