Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reja vullkanike, anulohen 5 mijë fluturime në Europë, nesër probleme në Itali
English

Reja vullkanike, anulohen 5 mijë fluturime në Europë, nesër probleme në Itali

Madrid, 8 Maj, NOA - Pas disa javë pushimi, vullkani në Islandë ka rinisur aktivitetin duke prodhuar re të mëdha që e bëjnë të pamundur fluturimin e avionëve. Sipas agjencive ndërkombëtare të lajmeve, vetëm ditën e sotme janë anuluar rreth pesë mijë fluturime në Europë.

Reja e vullkanit ka mbuluar sot një pjesë të Atlantikut dhe Gadishullin Pirene. Një pjesë e saj ka arritur deri në Barcelonë dhe Madrid, por edhe Marseja të detyruar anulojë disa fluturime.

Aeroportet e mbyllura në Spanjë janë: “A Coruna”, “Vigo”, “Asturias”, “Santander”, “Burgos”, “Valladolid”, “Salamanca”, “Leon”, “Zaragoza”, “Bilbao”, “San Sebastian”, “Vitoria”, “Pamplona”, “La Rioja” dhe “Eida”.

Ndërkohë që situata duket se nuk ka shenja përmirësimit. Mediat italiane raportojnë se gjatë ditës së nesërme raja vullkanike mund të jetë në Itali duke sjellë probleme serioze për fluturimet në veri të vendit.

Pas Spanjës dhe Portugalisë edhe Franca ka pasur probleme ditët e fundit, si dhe Skocia. Sipas specialistëve vullkani “Eyjafjallajokul” ka nisur aktivitetin e tij të plotë.

m.xh/NOA/ANSA

KOMENTE