Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rikthehet hiri vullkanik, Spanja e Portugalia mbyllin 15 aeroporte
English

Rikthehet hiri vullkanik, Spanja e Portugalia mbyllin 15 aeroporte

Madrid, 8 maj, NOA – Vullkani i Islandës ka sjellë sërish bllokimin e një sërë fluturimesh në Europë. Spanja dhe Portugalia janë dy vendeve që kanë mbyllur sot disa aeroporte për shkak të përhapjes së hirit vullkanik nga vullkani në Islandë.

Sipas mediave ndërkombëtare, Spanja mbylli 15 aeroporte në veri të vendit, ndërsa Portugalia i anuloi 104 fluturime për në Lisbonë.

Ndërkohë, disa aeroplanë transatlantikë vazhduan të ndërrojnë drejtimin për të shmangur rrugën e hirit vullkanik.

Shmangia i ka zgjatur fluturimet duke dyfishuar rrugën dhe i ka detyruar aeroplanët të pajisen me më shumë karburant.

Vetëm pak javë më parë Europa u bllokua nga hiri i vullkanit të Islandës duke bërë që fluturimit të ndaloheshin në pjesën më të madhe të saj. Edhe në Tiranë për dy ditë u ndërprenë fluturimet.

Ndërkohë që kompanitë ajrore llogaritën dëme prej miliona dollarësh.

m.xh/NOA

KOMENTE