Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rusi - Presidenti I Përkohshëm Polak Parashikon Të Shkojë Në Katin
English

Rusi - Presidenti I Përkohshëm Polak Parashikon Të Shkojë Në Katin

MOSKË, 8 maj /ATSH-AFP/ - Kreu i përkohshëm i shtetit polak Bronislaw Komorowski parashikon të shkojë të dielën në Katin për "të përfunduar vizitën" e presidentit Lech Kaczynski avioni i të cilit u rrëzua më 10 prill ndërkohë që ai ishte nisur për të marrë pjesë në një ceremoni përkujtimore. "Delegacioni ynë parashikon të shkojë atje nesër (të dielën) dhe të përfundojë vizitën e Lech Kaczynski që ishte fatale", deklaroi Komorowski i cituar nga agjencia Itar-Tass. Komorowski, i cili do të marrë pjesë në cermonitë përkujtimore që do të zhvillohen në Moskë me rastin e fitores së aleatëve mbi nazistët, u takua sot me presidentin rus Dmitri Medvedev i cili i premtoi se do të vazhdojë nxjerrjen nga arkivat të dokumenteve lidhur me masakrën e Katinit. "Me urdhërin tim të drejtpërdrejtë, puna rreth çështjes kriminale N159 (për Katinin) do të vazhdojë përfshirë atë për nxjerrjen nga arkivat të dokumenteve", deklaroi Medvedev. Ai i ka dërguar Komorowski 67 vëllime dokumentesh lidhur me këtë çështje. "Krimi i Katinit, gënjeshtra për Katinin ishin një pengesë në marrëdhëniet tona. E vërteta rreth Katinit mund të bëhet një bazë e fortë për zhvillimin e tyre", theksoi Komorowski. Rreth 22 000 oficerë polakë janë vrarë nga policia politike e Stalinit, NKVD, në pyllin e Katinit, në perëndim të Rusisë, por edhe në Kharkiv (Ukrainë) dhe në Mednoïe (Rusi) në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Avioni i presidentit polak Lech Kaczynski u rrëzua më 10 prill në Rusi, pranë Smolenskut, në veriperëndim, ndërkohë që delegacioni polak po shkonte në një ceremoni përkujtimore në Katin. Të 96 personat që ndodheshin në avion, mes të cilëve shumë zyrtarë të lartë polakë, gjetën vdekjen në këtë katastrofë. /I.Pu.
KOMENTE