Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rusi - Putini Vendos Gurin E Parë Të Monumentit Të Ushtarëve Gjeorgjianë Në Moskë
English

Rusi - Putini Vendos Gurin E Parë Të Monumentit Të Ushtarëve Gjeorgjianë Në Moskë

MOSKË, 8 maj /ATSH-AFP/ - Kryeministri rus Vladimir Putin mori pjesë sot në ceremoninë e vendosjes së gurit të parë në monumentin për ushtarët gjeorgjianë të ushtrisë sovjetike që do të ndërtohet në Moskë pas shkatërrimit të tij në Gjeorgji, duke dënuar "vandalizmin" e presidentit Mikhail Sakashvili. "Vandalët politikë nuk kanë respektuar kujtimin e etërve të tyre, ata shkatërruan monumentin, fyen të gjithë ata që prehen në varret e përbashkëta në malet e Kaukazit në Elbe", deklaroi Putini i cituar nga televizionet ruse, që transmetuan pamje. Monumenti sovjetik kushtuar Luftës së Dytë Botërore u shkatërrua në dhjetor në qytetin gjeorgjian Kutaisi me urdhërin e presidentit gjeorgjian properëndimor Mikhail Sakashvili. Kjo ka sjellë zemërimin e Rusisë, ndërkohë që Moska dhe Tbilisi vazhdojnë të mbajnë marrëdhënie të acaruara për shkak të luftës së gushtit të vitit 2008. Vladimir Putini urdhëroi menjëherë rindërtimin e tij në Moskë të memorialit Poklonaia Gora, ku ndodhej edhe një muze i Luftës së Dytë Botërore. Putini, ish-president i Rusisë nga viti 2000 deri në vitin 2008, theksoi se Rusia është e gatshme për një dialog me të gjitha forcat konstruktive të Gjeorgjisë. /I.Pu.
KOMENTE