Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sadri Ferati: Beogradi të bëhet pjesë e zbutjes së pasojave të së kaluarës
English

Sadri Ferati: Beogradi të bëhet pjesë e zbutjes së pasojave të së kaluarës

Prishtinë, 8 maj, NOA - Zyrtarë të lartë të shteteve të rajonit, kanë marrë pjesë në Prishtinë në Konferencën Ndërkombëtare për Vetëqeverisje Lokale, ku munguan Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia, ndërsa ishin pjesëmarrëse Maqedonia, Shqipëria, Sllovenia, Turqia, Kroacia, Çekia dhe Hungaria.

Për punimet e kësaj konference dhe paralajmërimet për bisedime të reja mes Prishtinës dhe Beogradit në mikrofonin e DVelles, flet ministri kosovar i pushtetit lokal, Sadri Ferati.

Z.Ferati, si organizator i konferencës a i keni drejtuar ftesë për pjesëmarrje edhe palës serbe?

- Sa u përket përfaqësuesve nga Serbia dhe Bosnja, nuk kemi dërguar ftesa sepse akoma nuk kemi arritur të krijojmë asnjë kontakt. Ne kemi menduar se mos ajo edhe përkundër dëshirës së mirë mund të merret si provokim ose si një lëvizje e njëanshme, dmth pa pasur asnjë ide se si do ta presin ata një ftesë të tillë. Por meqenëse shumica e vendeve pjesëmarrëse kanë marrëdhënie me Serbinë nënkuptohet se është e dëshirueshme që këto vende si Serbia dhe Bosnja të bëhen pjesë e punimeve të kësaj konference e iniciativave të tjera rajonale. Ndoshta rasti më i mirë do të ishte konferenca e ardhshme që u vendos të organizohet nga Shqipëria. E kaluara të shërbejë si kujtesë për atë që nuk duhet të ndodhë më

Në fjalën tuaj ju e keni përmendur rastin e Mamushës, i cili nga një fshat përmes procesit të decentralizimit është kthyer në komunë. Po çfarë po ndodh me themelimin e komunave të reja në veriun e vendit?

Përveç shembullit të mirë të Mamushës, unë i dhashë vetes të drejtë që të paralajmëroj se rrugës së ngjashme të suksesit sikurse Mamusha po shkojnë edhe shumica e komunave me shumicë serbe siç është Graçanica, Shtërpca, Ranilluku, Kllokoti dhe Novobërda. Ndërsa situatë të njëjtë nuk kemi kur bëhet fjalë për veriun e Kosovës si Leposaviçi, Zveçani dhe Zubin Potoku, komuna këto ekzistuese por që akoma refuzojnë të funksionojnë sipas sistemit unik të qeverisjes, pra në relacion me institucionet qendrore, me çka e dëmtojnë interesin e qytetarëve. Po ashtu ne do të jemi të përkushtuar që të jemi afër qytetarëve, që këta shembuj pozitiv t'i zhvillojmë edhe në pjesët e tjera të Kosovës, ato t'i instalojmë edhe gjatë themelimit të komunës së re në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në funksionalizimin e komunave në veriun e Kosovës.

Nga ana tjetër, unë bëra edhe një thirrje për Beogradin që gjithë ajo e keqe që ka ndodhur në periudhën dhjetëvjeçare deri në vitin 1999 t'i takojë së kaluarës dhe të mbetet vetëm si një memorie, e cila do të shërbente për atë se çfarë nuk duhet të ndodhë më.

Edhe pse Beogradi thotë tani se ka një qeveri të reformave dhe ndryshimeve dhe distancohet nga politika e asaj kohe prapëseprapë kjo nuk e largon nga obligimi dhe përgjegjësia që ajo tani të bëhet pjesë e tejkalimit dhe zbutjes së pasojave të asaj kohe. Ajo e ka këtë obligim moral, material edhe ligjor.

Sipas mediave ndërkombëtare dhe atyre lokale, në vjeshtë Prishtina dhe Beogradi do të jenë sërish në tryezën e bisedimeve. Si i komentoni ju këto njoftime të shtypit?

Në përgjithësi, ne edhe më herët kemi shprehur siç po e bëjmë edhe tani dëshirën që Beogradi të jetë pjesë e kontributit në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe ndihmës për zhvillimin e shoqërisë dhe shtetit të Kosovës.

Siç dihet, kosovarët e kanë thënë fjalën e tyre: ata dëshirojnë që fatin e tyre ta marrin në duart e veta dhe dëshirojnë që shtetin e Kosovës ta menaxhojnë vetë, por gjithmonë në bashkëpunim me të gjithë miqtë dhe me një fqinjësi të mirë, duke përfshirë këtu edhe Beogradin. Çdo tendencë dhe ambicie e Beogradit që të bashkëpunojë me institucionet dhe shoqërinë kosovare në fushën e respektimit të të drejtave të njeriut, përmirësimit të kualitetit të jetës së të gjithë qytetarëve duke përfshirë edhe ata të komunitetit serb do të përkrahet edhe nga ne.

Më në fund, Beogradi duhet të japë sinjale të qarta se beteja për territore ka dëmtuar interesat e qytetarëve, ka krijuar ambicie përçarëse dhe deri tani pikërisht ato kanë qenë pasojat. Prandaj duke hequr dorë nga beteja për territore dhe duke hequr dorë nga qëllimet e një politike ditore që lidhet me shumë politika ekstreme që kanë dëmtuar interesin e qytetarëve duhet të bëhet kujdes, që secili që propozon biseda të mos e rrezikojë perspektivën e shtetit të Kosovës, funksionalizimin e shoqërisë kosovare dhe funksionimin unik të sistemit në Kosovë.

Të gjitha çështjet dhe temat e tjera që kanë të bëjnë me të drejtat dhe kualitetin e jetës, me fqinjësinë e mirë do të jenë të dobishme. Megjithatë qytetarët e Kosovës duhet që në fillim ta kenë saktësisht të qartë dhe të kenë mesazhe të qarta në mënyrë që tek ata të mos krijohen shqetësime se çka po ndodh me këto biseda, sepse nuk kemi përvojë shumë të mirë me paralajmërimet e bisedave. Deri tani gjithmonë që në hapin e dytë është parë se ato më shumë janë obstruksion se sa një dëshirë e mirë.

Publicisti Veton Surroi ka deklaruar se në të kaluarën ka pasur kontakte të fshehta, në të cilat është prekur pulsi i njërës dhe palës tjetër rreth ndarjes së Kosovës. Zoti Ferati a ka pasur me të vërtetë kontakte të fshehta në të kaluarën?

Jo, unë nuk jam në dijeni të ketë patur, megjithatë vetëm ideja e çfarëdo ndarje është shkatërrim i Kosovës. Kosova si shtet ekziston vetëm mbi konceptin e multi-etnicitetit dhe unë mendoj se këtu qëndron ajo madhështia, filozofia dhe shpirti i pakos së Presidentit Ahtisari dhe unë do të kisha barazuar se çdo tendencë ndarjeje, çdo bisedë për ndarje është bisedë dhe tendencë e shkatërrimit të Kosovës, sepse nuk ka arsye që Kosova të mbetet shtet nëse ajo bëhet një-etnike dhe pastaj fillojnë edhe shumë ambicie, shumë koncepte të tjera që tani nuk kanë shumë mbështetje. Unë jam kundërshtar i çdo bisede për çfarëdo ndarje, për çfarëdo degradim të asaj që quhet barazi qytetare, mundësi të barabarta, bashkëjetesë dhe perspektivë evropiane.

DVelle

KOMENTE