Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sllovaki - Një Aksident Automobilistik Shkakton 34 Të Plagosur, Tre Prej Të Cilëve Rëndë
English

Sllovaki - Një Aksident Automobilistik Shkakton 34 Të Plagosur, Tre Prej Të Cilëve Rëndë

BRATISLAVË, 8 maj /ATSH-AFP/ - Tridhjetë e katër persona, kryesisht të rinj, u plagosën, tre prej të cilëve rëndë gjatë aksidentit të të një autobusi polak që ndodhi sot pranë Zvolenit, në qendër të Sllovakisë, njoftuan skuadrat e shpëtimit. "Autobusi doli nga rruga dhe u kthye në një anë", bëri të ditur zëdhënësi rajonal i skuadrave të shpëtimit, Miroslav Podhradsky. Autobusi me një kat transportonte 65 pesona, kryesisht studentë nga Krakova, në jug të Polonisë, të cilët po shkonin në Turqi për qëllime studimi, njofton media sllovake. Pak përpara aksidentit, shoferi i autobusit u detyrua të frenonte papritmas, pas një manovre parakalimi të një automjeti privat, mësohet nga faqja e internetit ww.sme.sk. /I.Pu.
KOMENTE