English

Sport: Futboll - Bayern Munich, Zyrtarisht Kampion I Vendit

TIRANE, 8 maj/ATSH-AFP/. - Bayern Munich ka fituar zyrtarisht titullin e 22-te te kampionit te Gjermanise ne futboll ne historine e tij, pas fitores ne Berlin (3-1) ne javen e 34-t dhe te fundit te kampionatit, luajtur te shtunen pasdite. Bayern e perfundoi sezonin me nje total prej 70 pikesh, 5 me shume se Schalke 04, qe barazoi sot me Mayence (0-0). Klubi me më shume tituj ne futbollin gjerman e siguroi titullin e kampionit qe ne javen e 33-te te kampionatit. Bayern, qe drejtohet prej nje viti nga holandezi Louis van Gaal, ka ende dy ndeshje per te luajtur, duke synuar te realizoje nje fitore te trefishte historike: kampionat/Kupen e Gjermanise/ Ligen e Kampioneve. Bavarezet do te ndeshen me Werder Brême ne finalen e Kupes se Gjermanise me 15 maj ne Berlin dhe me Inter Milano ne finalen e Liges se Kampioneve me 22 maj ne Madrid. /a.ke/
KOMENTE