Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tronditëse, vret shokun duke i bërë foto për Facebook me “Kallashnikov”
English

Tronditëse, vret shokun duke i bërë foto për Facebook me “Kallashnikov”

Tiranë, 8 Maj 2010 NOA – Një vrasje tronditëse ka ndodhur sot pasdite në periferi të Tiranës, kur një grup djemsh në përpjekje për të bërë disa foto me armë zjarri për t’i nxjerrë në Facebook siç edhe dëshmuan, e kthyen shkrepjen në fatalitet duke marrë jetën e njërit prej tyre.

Viktima është Bledar Lusha 18 vjeç nga Tropoja me banim prej vitesh në Kodër Kamëz. Autor i dyshuar i vrasjes aksidentale është Mersin Gjoka 19 vjeçar nga rrethi i Dibrës.

Burime policore i treguan agjencisë NOA dinamikën e ngjarjes, duke iu referuar dëshmive të dy djemve të mbijetuar dhe hetimeve të kryera.

Bledari, së bashku me Mersinin dhe një tjetër shok të tyre, gjithashtu nga Dibra, kishin shkuar tek banesa e Mersinit në Kodër Kamëz dhe me vete kishin marrë një automatik të tipit “Kallashnikov”.

Synimi i tre djemve, fqinjë dhe shokë me njëri-tjetrin, ishte vetëm që të bënin fotografi për t’i nxjerrë më pas ato në faqet e tyre tek rrjeti i famshëm social, Facebook.

Mersin Gjoka 19 vjeçar merr automatikun “Kallashnikov” dhe nis të pozojë duke mbajtur armën në pozicion “luftimi”.

Përballë tij, gjendej Bledari me aparat fotografik në dorë, gati për shkrepje dhe shoku tjetër i tyre.

Në këto momente ka ndodhur fataliteti: Ndërsa Bledari po bënte shkrepjen e aparatit, një tjetër shkrepje, e ka ndalur tragjikisht. Ishte Mersini ai që në mënyrë aksidentale, ka bërë shkrepje nga pakujdesia të automatikut, duke vrarë me një plumb të drejtpërdrejtë shokun e tij që e kishte tamam përballë duke bërë fotot.

Në këtë mënyrë, loja me armën për të nxjerrë foto sa më “pikante” në Facebook ka përfunduar në një tragjedi shokuese.

Viktima Bledar Lusha ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga breshëria e plumbave kurse nuk ka pësuar dëme shoku tjetër. Që të dy të mbijetuarit në gjendje shoku kanë njoftuar të afërmit dhe më tej ka mbërritur policia për të kryer veprimet rutinë.

Drejtoria e Policisë së Tiranës i tha agjencisë NOA se ka shoqëruar dy djemtë, shokë të ngushtë të viktimës për të sqaruar tërësisht rrethanat e ngjarjes që klasifikohet si aksidentale. Autori i dyshuar e pranoi vrasjen duke pohuar se ishte aksidentale.

r.n/l.n/NOA

KOMENTE