Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë: Çelet Sezoni Turistik Veror 2010
English

Vlorë: Çelet Sezoni Turistik Veror 2010

VLORË, 8 maj/ATSH-H.Koçi/ - Në qytetin e Vlorës u çel sot sezoni turistik veror 2010. Rreth 330 artistë popullorë, përfaqësues të më shumë se 8 grupeve foklorike nga vende të ndryshme të Evropës, pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar "Aulona International Folk Festival", morën pjesë në paradën e kostumeve që u zhvillua përgjatë rrugës Skelë-Plazhi i Ri, ku u zhvillua edhe ceremonia zyrtare e çeljes së sezonit turistik veror. Përfaqësues të bashkisë së Vlorës dhe të Dhomës së Tregtisë folën rreth pritshmërisë së sezonit, duke theksuar se ashtu si edhe vitet paraardhëse, Vlora do të jetë sërish "Mbretëresha e Turizmit" në Shqipëri. Ata vunë në dukje investimet që janë duke u realizuar në infrastrukturën rrugore dhe në strukturën turistike përgjatë bregdetit, që do të rrisin kapacitetet turistike. Më pas, grupet pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar "Aulona International Folk Festival" dhanë një shfaqje për të pranishmit, duke krijuar një atmosferë festive në mjediset e Plazhit të Ri. Me një vendim të këshillit bashkiak, sezoni turistik në qytetin e Vlorës nis në javën e dytë të muajit maj dhe përfundon në tetor./ch/
KOMENTE