Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Darling: Londra Nuk Merr Pjesë Në Fondin Për Shpëtimin E Shteteve Në Nevojë
English

Darling: Londra Nuk Merr Pjesë Në Fondin Për Shpëtimin E Shteteve Në Nevojë

BRUKSEL, 9 maj /ATSH-ANSA/ - Londra nuk do të marrë pjesë në fondin e përbashkët evropian që do të shërbejë për të shpëtuar shtetet evropiane që mund të kenë probleme serioze ekonomike, deklaroi sot ministri britanik i Financave, Alistar Darling. Sipas Darling, Britania e Madhe nuk synon të marrë pjesë në fondin e urgjencës që është parashikuar për të ndihmuar vendet që mund të bien pre e spekuluesve të tregjeve. Për këtë fond po diskutohet sot në Bruksel nga Komisioni Evropian dhe Ecofin, ndërmjet ministrave të Financave të BE-së. Pozicioni i Britanisë së Madhe, që nuk është pjesë e Eurozonës nuk pritet të pengojë mekanizmin e borxheve të garantuara. Për vendimmarrjen nuk nevojitet unanimiteti, por vetëm shumica e përbërë. Sipas informacioneve të fundit, në samitin e Eurogrupit të së premtes së kaluar, presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe liderë të tjerë theksuan nevojën për ta miratuar këtë fond edhe pa pasur miratimin e të 27-të vendeve anëtare të BE-së. /e.v/
KOMENTE