Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekonomi - Sarkozy Dhe Obama Për Një Përgjigje Të Gjerë Ndaj Trazirave Në Tregje
English

Ekonomi - Sarkozy Dhe Obama Për Një Përgjigje Të Gjerë Ndaj Trazirave Në Tregje

PARIS, 9 maj /ATSH-AFP/ - Presidenti francez Nicolas Sarkozy dhe homologu amerikan Barack Obama konstatuan sot gjatë një bisede telefonike "një mirëkuptim të plotë lidhur me nevojën e një përgjigjeje të gjerë ndaj trazirave aktuale që kanë prekur tregjet", njoftoi presidenca fraceze. Pak më parë, Sarkozy dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, konstatuan gjithashtu, gjatë një bisede telefonike, "mirëkuptimin e tyre të potë" lidhur me masat që do të njoftohen sot në mbrëmje në Bruksel nga ministrat e Financave të Eurogrupit në përpjekje për të penguar krizën në zonën euro, bëri të ditur presidenca franceze. "Ata konstatuan mirëkuptimin e plotë lidhur me masat që do të njoftohen këtë mbrëmje nga Ecofin (këshilli i ministrave të Financave të BE-së) në linjën e konkluzioneve të Eurogrupit i mbledhur në nivel kryetarë shtetesh dhe qeverish, të premten", shtoi i njëjti burim në një komunikatë. Këto dy bisedime zhvillohen pikërisht përpara fillimit të një mbledhjeje ndërministrore në Elize për analizën e situatës përpara hapjes së tregjeve ditën e nesërme. /I.Pu.
KOMENTE