English

Eurozona vendos: 95 miliardë stërlina ndihmë financiare për Greqinë

Bruksel, 9 maj, NOA - Liderët e Eurozonës ranë dakord sot gjatë një takimi të përbashkët në Bruksel, për huanë 3-vjeçare me vlerë 95 miliardë stërlinash që do t'i jepet Greqisë në kuadrin e një ndihme financiare për ta ndihmuar të dalë nga falimentimi.

Nga ana e tyre, zyrtarët britanikë pohuan se mekanizmat e stabilizimit janë të vjetra, si ato që u përdorën për të ndihmuar Hungarinë, Letoninë dhe Rumaninë dhe të reja, si një grup potencialisht i madh garancish për kredi.

Ndërkaq, liderët në Bruksel shpresojnë që mekanizmat e stabilitetit do t'i qetësojnë shqetësimin e tregjeve financiare lidhur me pamundësinë në Evropë për të paguar borxhet.

Ndërsa presidenti francez, Nikolas Sarkozi, foli në këtë takim për një "krizë sistemi" të Euros, kryeministri italian Silvio Berluskoni përmendi fjalën "gjendje e jashtëzakonshme", kurse Jean-Claude Juncker, presidenti i Grupit të Euros, për një "sulm të organizuar botëror kundër Euros".

E parë në këtë frymë, mes këtyre deklaratave të bëra, takimi i Brukselit mori një kthesë dramatike dhe në të u morën shumë më tepër vendime se sa ishte planifikuar.

n.e/NOA

KOMENTE