English

Formula 1, Veber dominon në Spanjë

Spanjë, 9 Maj NOA - Mark Veber ka arritur të fitojë në pistën e Spanjës duke qenë dominues në të gjithë xhirot e këtij GP. Duhet thënë se piloti australian zhvilloi një garë mjaft të mirë e cila u shpërblye me vendin e parë të tij në këtë renditje.

Ai u ndoq menjëherë nga piloti i Ferrarit, Fernando Alonso, ku ky i fundit arriti të fitonte këtë pozicion falë dhe daljes nga pista të Hamilton në fundin e garës, si rrjedhojë e një shpërthimi të një nga gomave të makinës së tij.

I treti u rëndit Vettel i skuadrës së Red Bull, i cili u ndoq nga piloti gjerman Schumacher dhe më pas Button i McLaren. Menjëherë pas Jensson u rëndit piloti tjetër i Ferrarit braziliani, Felipe Massa, i cili la prapa pilotin e Force India, Sutil.

Duhet thënë se kjo garë foli vetëm për pilotin australian Veber, i cili arriti të realizonte një garë perfekte në Spanjë.

r.b/NOA

KOMENTE