English

Hetimet në SHBA: Bomba në “Times Square” u vendos nga talibanët

Uashington, 09 Maj, NOA - Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Erik Holder, tha se talibanët pakistanezë janë ideatorët e sulmit të dështuar me makinë bombë në “Times Square” javën e kaluar në Nju Jork.

Deklarata e numrit një të akuzës në SHBA, Holder, është bërë sot në një intervistë për mediat amerikane.

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara u shpreh se deklarata e tij mbështetjen në prova dhe jo hipoteza të mundshme. “Kemi tashmë prova që tregojnë se talibanët pakistanezë ishin pas sulmit”.

Ai shtoi se nuk ka asnjë informacion që të sugjerojë se qeveria pakistaneze ishte e informuar për synimet e Faizal Shahzad, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Shahzad u arrestua të hënën e kaluar, dy ditë pas përpjekjeve për sulm.

m.xh/NOA

KOMENTE