Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
P/Ligji - Instituti I Të Përndjekurve, Tashmë Në Varësi Të Ministrit Të Drejtësisë
English

P/Ligji - Instituti I Të Përndjekurve, Tashmë Në Varësi Të Ministrit Të Drejtësisë

- P/ligji shqyrtohet nesër në komisionin parlamentar të Ligjeve - TIRANË, 9 Maj/ATSH-Anila Struga/.- Instituti i Integrimit të të Përndjekurve, sipas një p/ligji të propozuar së fundi nga qeveria, do të jetë në varësi të Ministrit të Drejtësisë. Amendimet e propozuara në ligjin "Për Institutin e Integrimit të të Përndjekurve", që synojnë ndryshimin e varësisë së këtij Instituti nga Këshilli i Ministrave tek ministri i Drejtësisë, bëhen në kuadër të liberalizimit të funksioneve të institucioneve të varësisë të Kryeministrit, në mënyrë që përmbushja e detyrave të tyre të jetë më afër fushës së veprimtarisë së institucioneve përkatëse. Sipas relacionit shoqërues të p/ligjit, që pritet të shqyrtohet nesër në komisionin e Ligjeve, funksionimi i Institutit pranë ministrit të Drejtësisë do të ndikonte në një bashkërendim më të mirë të punës në kuadër të integrimit të ish-të përndjekurve politikë në shoqëri, pasi në varësi të ministrit të Drejtësisë funksionon dhe sektori i trajtimit të kërkesave për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve dhe ish-të përndjekurve politikë. P/ligji parashikon që struktura dhe rregullorja e këtij instituti të miratohen nga ministri i Drejtësisë, i cili emëron dhe shkarkon edhe drejtorin e këtij instituti, ndërsa buxheti i tij do të miratohet si zë i veçantë brenda buxhetit të ministrit të Drejtësisë. Instituti i Integrimit të të Përndjekurve është një organizëm shtetëror, i krijuar pranë Këshillit të Ministrave, sipas ligjit të miratuar në tetor 1997, me qëllim ndjekjen e çështjeve që lidhen me integrimin në jetën e shoqërisë shqiptare të ish-përndjekurve politikë nga regjimi komunist. /a.ke/
KOMENTE